Prezantim Mediatik i Open Data Albania në Universitete
Bisedë ne studion e Ora News
Aranita BRAHAJ – Drejtore e Open Data Albania (AIS) ka prezantuar se fundmi nismën për ODA ne Universitete. ODA në Universitete vjen si rrjedhoje e impaktit të mire te deritanishëm te këtij projekti tek publiku dhe media. Znj. Aranita Brahaj është shprehur se në gjashtë muajt në vijim do të targetohet grupi i studentëve si profesionist të ardhshëm.
Në këtë kuadër stafi i Open Data Albania do të ndërmarre një grup prezantimesh në auditoret e fakulteteve te ndryshme. Gjithashtu studentët që kanë realizuar punime shkencore sipas metodologjisë të Open Data do të vlerësohen dhe përzgjidhen për publikim të punimeve të websitin e projektit.
Krahas ODA ne Universitete Open Data Albania do të publikojë këtë sezon rreth 100 artikuj të rinj hulumtues mbi tregues ekonomik dhe social si financë publike, demografi, shëndetësi, edukim, mjedis, statistike elektorale etj. Brenda muajit tetor Open Data Albania do te prezantohet edhe ne gjuhen angleze për të rritur impaktin edhe tek studiues, aktivist apo grupe te caktuara qe kane në fokus të punës dhe interesit të tyre Shqipërinë.