Programi Wachdog për denoncim qytetar në zgjedhje 2017 në kërkim për fonde
Blerje Vote, Cënim i të drejtës për të votuar, të inkriminuar në krye të shtabeve elektorale dhe keqpërdorim i institucioneve publike. Këto janë fenomene të njohura në proceset zgjedhore në Shqipëri të sinjalizuara dhe denoncuar në zgjedhjet e 2013 dhe 2015 në Platformën për Monitorim Qytetar Za’Lart Albania. Fenomene të tilla janë të pritshme edhe ne zgjedhjet 2017. Ndërkohë projekti i organizatës tonë për monitorim dhe denoncim qytetar të dhunimeve zgjedhore, nuk ka ende financim të mjaftueshëm për këtë proces watch dog. Qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin e tyre për shkeljet zgjedhore. AIS ju bën thirrje donatorëve të konsiderojnë kërkesën tonë për fundrainsing. Ekipi i Za’Lart ju bën thirrje organizmave të angazhuara për kulturë demokratike, ambasadave dhe donatorëve të tjerë me kërkesën për mbështetje financiare të projektit.