Reformë në Kontraktimet Publike, AIS rekomandime për programet e Subjekteve Elektorale 2021
AIS pas vitesh monitorim dhe vlerësim risku në Prokurimet Publike sektorët Shëndetësi, Bashki dhe Infrastrukturë Kombëtare ka formuluar 7 propozime për Reformë në Prokurime dhe Kontraktime Publike. Këto rekomandime do u propozohen Partive Kryesore në Zgjedhje duke sugjeruar përfshirje në programin dhe premtimet e tyre elektorale. Rekomandimet u Hartuan në kuadër të Forumit Qeverisje për Ndryshim Propozime nga shoqëria Civile organizuar nga Co-Plan dhe partnerët. Propozimet do tu dorëzohen zyrtarisht Partive Politike Subjekt në Zgjedhjet 2021.
Prokurimet Publike dhe Kontraktimet, Rekomandime për Reformë në Prokurime Publike
Rreth 30 % e Tenderimeve në sektorë si Shëndetësi, Infrastrukturë Kombëtare, dhe Njësi të Qeverisjes vendore në 3 deri 5 vitet e fundit rezultojnë me risk të lartë për parregullsi në procedurë. Mungesa e Garës, Mungesa e Konkurrencës, Skualifikimi i Operatorëve Ekonomik me Ofertë të Leverdishme, e në fund anulimet e shpeshta të procedurave, janë shenja që shfaqin hapësira të mëdha për Klientelizëm dhe Abuzim me fondet që prokurohen.
Situata rezulton edhe më kritike sa i takon aplikimit të Kontraktimeve përmes Ligjeve Speciale pa prokurim dhe tenderim apo Kontraktimeve Sekrete.
Një defekt tjetër madhor i prokurimeve në vend me pasoja të rënda sa i takon kontraktimeve dhe tenderimeve publike është Kontrolli i munguar i Integritetit të Kontraktorit Publik, në rastin kur ky Kontraktor është një Biznes për të cilin Origjina e Kapitalit apo Origjina e Paketës Kontrolluese të Kapitalit, është në një vend me regjistër tregtar guaskë shell , regjistër ku nuk deklarohet zotëruesi individ dhe ruhet konfidencialiteti.
Në raste të tilla përveç parregullsive tipike, jemi përpara riskut për kontraktim të shoqërive që janë në konflikt interesi apo subjekt i pastrimit të parave të krimit apo korrupsionit.
Pasqyra sa më lart bazohet dhe ilustrohet me të dhëna të:
- Prokurimeve Publike dhe Algoritmit të Vlerësimit të Riskut openprocurement.al
- al Shoqëri biznesi kontraktore në tenderim, PPP, apo Programi Shqipëria 1Euro.
Sa më lart vendi ka nevojë për Reformë të menjëhershme në Prokurime Publike. Kjo reformë nuk është thjesht e karakterit Ligjor, madje shpesh ndryshimet ligjore nuk sjellin rezultat. Madje shumë ndryshime për Sektorin Prokurime do të duhet të bëhen në Ligje të tjera. Reforma në Prokurime duhet të fillojë me elementë si:
- Ndalim me Ligj të Kontraktimeve përmes Ligjeve Speciale. Po njësoj edhe i ndryshimeve Kontraktore me Ligj Special. Ndryshe njihen si Ligje AdHoc, Ligje special, Ligje të përdorura në një rast kontraktor, Kontraktime me Vendimmarrje Politike.
- Kuadër Ligjor që garanton kontrollin e Integritetit të Kontraktorit Publik dhe Paketës Zotëruese të Kapitalit. Ligji për Deklarimin e Pronarit Përfundimtar duhet të hyjë menjëherë në Fuqi dhe duhet zbatuar me rigorozitet sidomos për Kontraktor apo Nënkotraktor të Kontratave Publike (asete dhe fonde publike).
- Monitorimi Publik, Integrity Pact ose fuqizim i mekanizmave të monitorimit të pavarur dhe auditimit social në procesin e prokurimeve. Shumë vende që kanë ndërmarrë reforma në sistemin e Prokurimeve Publike kanë punuar në partneritet me organizatat e specializuara në antikorupsion. Sistemi i vlersimit të jashtëm të riskut, auditimi i pavarur i kritereve dhe angazhimi përmes standarteve dhe Parimeve Open Contracting. Në çdo procedurë auditohen kriteret nga Entitete të Pavarura të Specializuara. Pastaj shpallet gara.
- Aplikim Short List dhe Verifikimit Periodik i kapaciteteve të Operatorëve Ekonomik. Nëse një operator vlerësohet periodikisht nuk ka arsye të vlerësohet dhe skualifikohet rast pas rasti. Skulifikimi i operatorit me ofertë më të lartë për kritere bazike, shoqëruar me mosankimim shpesh është indikator i fiktivitetit dhe marrëveshjes mes bizneseve konkurruese. Ky lloj skualifikimi haset shpesh tek Tendera në Infrastrukturë Kombëtare Fondi i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar që janë edhe institucione me portofol të lartë për Tenderime.
- Transparencë. Asnjë Kontratë nuk duhet të hyjë në fuqi pa qene e publikuar. I njëjti parim për çdo etapë të procesit Kontraktim nga planifikimi i kontratës deri tek realizimi final.
- Aplikim i Parimeve dhe Standardeve të Open Contracting Partnership. Aplikim i Algoritmeve për sinjalizim risku nga vetë Institucionet.
- Strategjia Kombëtare për Antikorruspionin duhet të referojë në një Kapitull të veçantë Antikorupsioni në Sektorin Publik
Rekomandime të tjera janë të Publikuara edhe në faqen e Organizatës AIS i gjeni KËTU.