Regjistri i Magjistratëve. Emërimet në Gjykatën e Lartë, Promovohen Gjyqtar Karriere.
Regjistri i Magjistratëve, databazë e krijuar nga AIS / Open Data Albania ka krijuar profile me të dhëna, dokumente dhe informacion mbi performancën, profesionalizimin dhe integritetin e Individëve që po Promovohen në Sistemin e Reformuar të Drejtësisë.
Dy gjyqtarët e fundit të emëruar në Gjykatën e Lartë janë zoti Asim Vokshi dhe zoti Artur Kalaja.
Magjistrat Asim Vokshi ka marrë emërimin në korrik dhe fillon detyrën si Gjyqtar i Lartë në Shtator 2021. Ai është Gjyqtar Karriere, me eksperiencë në gjykatë rrethi dhe gjykatë apeli, gjithashtu autor i disa publikimeve mbi të Drejtën Civile dhe të Drejtën Kontraktore. I graduar si Doktor Shkencash përveçse Magjistrat, Asim Vokshi ka karrierë akademike në mësimdhënie pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Në regjistrin tonë të Magjistratëve është e plotë karriera profesionale, dokumente të vlerësimit dhe promovimit profesional, aspekte të Integritetit dhe vetëdeklarime mes tyre edhe vetdeklarimi mbi interesa dhe asete Pasurore.
Po njësoj i sapo emëruar Gjyqtari tjetër i Lartë zoti Artur Kalaja vjen nga radhët e magjistratëve. Zoti Kalaja ka punuar në gjykata rrethi dhe gjykatë apeli. Po njësoj Pasaporta e krijuar për këtë Person të Promovuar në sistemin e Drejtësisë ka të dhëna për Eksperiencën Profesionale, Vlerësimet, Vetdeklarimet mes tyre edhe ai për asete dhe interesa ekonomike.
Në 2021, Gjykatës së Lartë ju shtuan edhe 4 gjyqtarë të tjerë (muaj mars), Konkretisht:
z. Sandër Simoni ish drejtues i gjykatës për krime të rënda Magjistrat dhe Pedagog në Profilin e Drejtë Penale.
znj. Albana Boksi magjistrate, Gjyqtare Karriere e Drejtë Penale, dhe me eksperiencë në mësimdhënie në disa Universitete
z. Sokol Binaj gjyqtar karriere.
z. Klodian Kurushi Magjistrat dhe Doktor në Shkenca Juridike Legjislacion, Gjyqtarë karriere profili E drejtë Penale
Të gjitha Profilet e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që po promovohen në Sistem, po krijohen me dokumente, të dhëna dhe vetëdeklarime mbi Profesionalizmin dhe Integritetit në DataBazën Regjistri i Magjistratëve , një databazë e krijuar nga AIS / Open Data Albania.
Krijimi i Regjistrit është detyrim ligjore për Institucionet e Drejtësisë, por ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit po krijojnë databazën vetëm për përdorim të brendshëm dhe administrativ, Organizata AIS/OpenData Albania ka krijuar Regjistrin e Hapur të Magjistratëve, i aksesueshëm për Publikun, Gazetarët, Institucionet, Individ të Angazhuar në Sektorin Drejtësi. Informacioni transparent nxit besimin dhe kontrollin e publikut në Sistem.
Kontakt [email protected]