Shtator 2015
Si u fitua pa garë koncesioni për vjeljen e gjobave
TIRANE- Ministria e Drejtësisë i ka hapur rrugën një kontrate konçesionare 20 vjeçare, duke ia besuar një kompanie private shërbimin përmbarimor, ku përfshihen vetëm ekzekutimet penale me gjobë dhe shpenzimet gjyqësore. Bëhet fjalë për mijëra vendime penale që do të ekzekutohen nga një kompani e vetme private, e cila është përzgjedhur nga procedura e konçesionit të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë dhe që firma fituese quhet ?Shërbimi Përbarimor ZIG?.
Në fakt për këtë konçesion 20 vjeçar ku pritet të bëhet një investim në teknologji prej 250 milion lekë të vjetra dhe të arkëtohen miliona lekë në arkën e Buxhetit të Shtetit, nuk kishte menduar Ministria e Drejtësisë, e cila as e kishte projektuar një nismë të tillë, po nismëtari ka qënë vetë ?Shërbimi Përbarimor ZIG? që administrohet nga shtetasi Arben Meksuti. Pak muaj më parë kjo studio përbarimore paraqet tek ministri i Drejtësisë Nasip Naço një raport, duke u bazuar në të dhënat statistikore të Thesarit të Shtetit dhe të Shërbimit Përmbarimor Shtetëror.