Shpenzime Elektorale si të Dhëna të Hapura

Shumë vende vuajnë mungesën e publikimit dhe transparencës të shpenzimeve elektorale. Vendet ish-komuniste, vende te karakterizuara nga demokraci të brishta apo që nuk njohin lirinë politike, kanë bërë detyrim ligjor tashmë publikimin e shpenzimeve elektorale. Gjithsesi, edhe pse në disa vende ligji është miratuar, ekzistojnë probleme të mëdha në ndërtimin e modeleve dhe mekanizmave për të siguruar informacion, transparencë dhe debat publik mbi shpenzimet elektorale.

Në këtë kontekst, Shqipëria vuan nga mungesa e transparencës të shpenzimeve elektorale. Kështu, në 2008 parlamenti shqiptar miratoi ligjin që detyron partitë politike të raportojnë financimet e tyre tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (Instituti ligjor që administron zgjedhjet)[1]. Edhe pse detyrim ligjor, tabelat e kontribuesve/financuesve te partive nuk publikohen. Nga ana tjetër, vetë Komisioni i sipërpërmendur publikon disa raporte të agreguara në formate të vështira për t’u lexuar dhe ku të dhënat nuk mund të përdoren (excel, PDF)[2].  Shpenzimet e partive politike asnjëhere nuk publikohen gjatë fushatave elektorale. Edhe në rastet kur këto të fundit bëhen publike në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, koha e publikimit është shume e vonshme, përgjithësisht 6 muaj pas zgjedhjeve në rastin më të mirë dhe deri në 2 vjet në rastin më të keq.  Mediat shqiptare nuk informohen në kohë mbi këto shpenzime që nga ana tjetër vë në pah mungesën e debatit publik dhe mos-informimin e qytetarëve mbi detyrimin ligjor të partive mbi publikimin e shpenzimeve elektorale.

Për të siguruar transparencë të shpenzimeve publike, Open Data Albania ka punuar në ndërtimin e mjeteve dhe grafikës të paraqitjes së Shpenzimeve Elektorale (2009 & 2011)[3] e cila u mundësua nga programuesit dhe dizajnerët e Institutit Shqiptar të Shkencës.  Deri tani, projekti është fokusuar në:

  • Mbledhjen e informacionit mbi shpenzimet elektorale. Burimi i Informacionit: Ministria e Financave për pjesën e të ardhurave që mbulohet nga Buxheti i Shtetit, Tabelat në PDF të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, informacione të mbledhura nga partitë politike dhe Raporte Auditi të publikuara nga kompanitë audituese.
  • Të dhënat janë përpunuar dhe raportuar në formate të njëjta për të 55 partitë politike, të grupuara në kategori të ndryshme si për shembull: Të Ardhurat Totale, Shpenzimet Totale, Të Ardhurat sipas Burimit, Të Ardhurat sipas Donatorëve, Shpenzimet sipas Njësive Qeverisëse.
  • Vizualizimin e të dhënave.
  • Bashkëngjitjen/Vendosjen e të dhënave në katalogun e Open Data Albania i cili përfshin statistika të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.
  • Shpërndarjen e informacionit në media, forume, media sociale etj.
  • Lajmërimin e publikimit të databazës në një konferencë për shtyp dhe inkurajimin e gazetarëve të mediave të ndryshme për të përdorur publikuar të dhënat e shpenzimeve elektorale[1].

Realizimi i kësaj ideje është tërësisht e re për vendin tonë. Asnjë paraqitja grafike deri më tani nuk ka ilustruar shpenzimet e subjekteve zgjedhore shqiptare. Përveç kësaj, duke marrë në konsideratë që financimi i partive politike në Shqipëri ka karakteristika të ndryshme krahasuar me vendet e tjera, mjetet grafike të përdorura janë krejtësisht të reja dhe përputhshme vetëm me vendet që kanë një sistem zgjedhor të ngjashëm me vendin tonë. Kjo mënyrë paraqitjeje ka të bëjë me ofrimin e një modeli transparent për të kuptuar se si subjektet zgjedhore shpenzojnë paratë e tyre, cilët janë donatorët e partive politike, cilët janë pikat më të ndjeshme të fushatave elektorale dhe cështje të tjera ngjashme.

[1]http://open.data.al/en/lajme/kat/kid/81/titulli/Shpenzime%20Elektorale%202011 & http://open.data.al/en/lajme/kat/kid/83/titulli/Shpenzime%20Elektorale%202009

[2] http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/782/Tema-Financimi-Wake-Up http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/767/Zgjedhjet-vendore-te-2011-partite-shpenzuan-2.6-milion-euro-

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/764/Cilet-jane-doreleshuarit-e-zgjedhjeve-lokale-2011-shumat-ne-10-mije-dollare

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/756/Fushata-zgjedhore-fillon-pa-transparence-financiare

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/755/Open-Data-Fushata-zgjedhore-filloi-pa-transparence-financiare

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/754/Partite-shqiptare-injorojne-thirrjet-per-transparence-te-financimeve

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/753/Albania-Parties-Ignore-Call-For-Donor-Transparency

[3] Ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

[4] http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-vendore/2011/raportet_auditimi/partite_politike/19_PSD.pdf