Si kanë tenderuar Bashkitë! Kontrata me Negocim dhe Tendera për Investime
Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e procedurave dhe fondin limit për Prokurime Publike të shpallua ranga 61 njësi të qeverisjes vendore bashki, pas ndarjes së re administrative territoriale. Artikulli hulumtues bazohet në të dhëna të databazës së portalit për Prokurime Transparente. Ky portal ka informacion për çdo procedurë prokurime publik për 61 njësitë e reja që qeverisjes vendore nga korriku 2015 e në vijim.
- Prokrurime Publike (totali në numër dhe vlerë). Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë 1290 procedura të shpallura me një fond limit prej 92 miliard lekë (të reja). Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin prokurime Transparente rubrika Tender. Bashkia Tiranë është bashkia me vlerën më të lartë të fondit limit për prokurime në këtë periudhë. Tirana ka shpallur 129 tender me vlerën e 2.28 miliard lekëve. Me diferencë të madhe në vlerë Bashkinë e Tiranës e pason Bashkia Durrës me 50 procedura dhe vlerë të fondit limit 931.79 milion lekë. Bashkia Fier është në vendin e tretë sipas vlerës së fondit limit. Kjo bashki ka 59 tender të shpallur por me fond limit prej 899.85 milion lekë. Në listën e 10 bashkive me fond limit më të lartë të tenderuar janë edhe bashkitë Korcë, Sarandë, Berat, Divjakë, Gjirokastër, Kavajë dhe Librazhd. Ndërsa 10 bashkitë me vlerat më të vogla të fondit limit të shpallur për tenderime janë Ura Vajgurore, Mirdita, Përrenjasi, Delvina, Libohova, Fushë – Arrëzi. Pogradeci, Tepelena, Dropulli, Memaliaj dhe Pusteci. Artikulli me Tabelën dhe Vizulaizimet Prokurime Publike sipas Bashkive, shpallur korrik 2015 – prill 2016.
- Negocimet e Drejtpërdrejta janë procedura prokurimesh publike përmes të cilave autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatoret ekonomik dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre. Vendimi për të aplikuar këtë procedurë duhet të jetë i bazuar dhe argumentuar me kushte që detyrojnë autoritetin të veprojë në mënyrë të tillë. Negocimet e Drejtpërdrejta duke qenë prokurime pa garë mbartin riskun e ekspozimit të lartë ndaj shpërdorimit të fondit. Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë finalizuar 150 kontrata publike përmes negocimit të drejtpërdrejt. Fondi për këto kontrata publike finalizuar me negocim të drejtpërdrejtë është 83 milion lekë. Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin prokurime Transparente përzgjedhja e llojit të procedurës Me Negocim. Bashkitë Tiranë, Elbasan, Kamza, Vau i Dejës, Rrogozhina, Korça, dhe Lezha janë baskitë me më shumë raste dhe vlera të proceduara me negocime të drejtpërdrejtë. Negocime të Drejtpërdrejta do të konsiderohen edhe shtesat e kontratave. Autoritetet prokuruese realizojnë të tilla sa herë që përforcojnë në shkelje afatesh për të tenderuar blerje në kohën e duhur, sikurse në vlerësime për punime dhe shërbime shtesë. Vetëm 37 nga 61 bashki kanë aplikuar procedura të negocimit të drejtpërdrejt. Negocime të drejtpërdrejta me vlerë mbi 5 milion lekë të reja kanë realizuar bashkitë Elbasan, Tiranë, Maliq, Konispol, Vau i Dejës, Rrogozhina dhe Kamza. Artikullin ju mund ta gjeni duke lexuar Kontrata me Negocim të Drejtpërdrejtë sipas Bashkive të shpallura nga 20 Korrik 2015 deri më 7 Prill 2016
- Investime Publike (tenderuar). Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë shpallur 269 prokurime për Punë Publike me vlerë prej 07 miliard lekë. Rezulton se 68% e fondit limit të tenderuar nga bashkitë në këtë periudhë kohore është fond për investime, pjesa tjetër janë furnizime me mallra dhe shërbime. Këtu janë konsideruar vetëm investime të tenderuara nga vetë bashkitë dhe nuk janë përfshirë punë publike të tenderuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, apo njësi të qeverisjes qendrore që përkojnë me investime në territorin e këtyre njësive. Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin Prokurime Transparente pasi është përzgjedhur kategoria Punë Publike tek filtri i kërkimit Lloji i Kontratës. Bashkia e Korçës dhe ajo e Fierit kanë vlerat më të larta të fondit limit për Punë Publike. Ato pasohen nga Tirana, Durrësi, Saranda, Berati, Divjaka, Gjirokastra dhe Librazhdi. Dy bashki Fushë Arrëzi dhe Pogradeci nuk kanë realizuar ende asnjë prokurim për punë publike, duke privuar njësitë administrative nga të mirat dhe efektet ekonomike që kanë investimet. Gjithashtu katër bashkitë me vlerat më minimale të tenderuara për Punë Publike janë Tepelena, Kukësi, Pusteci dhe Memaliaj. Linku i artikullit Investime, Prokurime për Punë Publike sipas Bashkive, shpallur korrik 2015 – prill 2016.
Ky portal synon të bëje transparente dhe lehtësisht të gjetshme të dhëna mbi tender dhe kontrata publike të 61 bashkive në vend. Sipas filtrave të kërkimit këto prokurime mund të kategorizohen sipas llojit të kontratës që finalizon tenderin si Punë Publike (investime), Furnizim me Mallra (blerje), Shërbime etj. Gjithashtu për secilin tender mund të bëhet kategorizimi sipas numrit të pjesëmarrësve në garë dhe vlerësimi për diferencën mes fondit limit dhe vlerës së ofertës fituese. Në vijim, informacioni përditësohet me numrin e pjesëmarrësve në garë, fituesin sipas ofertës, statusin e projektit, afatin e zbatimit të kontratës dhe pagesat e çdo kontrate sipas transaksione të thesarit. Organizata AIS është implementuese e këtij projekti. Kjo organizatë është promotore e Open Data për Shqipërinë.