Të dhëna të Hapura dhe analiza për Kriminalitetin në Familje dhe me të Mitur
Kriminaliteti i të Miturve dhe Kriminaliteti në Familje, këto tema kanë qenë në qendër të publikimeve dhe analizave në portalin Open Data Albania të javëve të fundit. Nga 4 deri 10% e autorëve të dënuar për krime dhe kundravajtje penale nga Gjykatat Shqiptare, në dekadën 2005-2015, janë të mitur nën moshën 18 vjeç. Krime kundër pasurisë si vjedhjet, krime kundër jetës dhe aksidente e pakujdesi në drejtimin e mjetit janë veprat penale që hasen më shpesh tek të miturit. Politika penale në Shqipëri vijon të viktimizojë mosha nën 18 vjeç duke i dënuar në mënyrë paradoksale për vepra ku ata janë viktima si ushtrimi i prostitucionit dhe kalimi i paligjshëm i kufirit.