Te dhënat/ Si i fitoi kompania e përgjimeve të Ndragheta-s 80 tendera publik në Shqipëri, “Open Data” ngriti flamurin e kuq po askush nuk e dëgjoi
Dosja.al ka publikuar më 23 Janar 2021 artikullin me titull: Të dhëna / Si fitoi Kompania e Ndragheta-s 80 tendera publikë në Shqipëri, Open Data ngriti flamurin e kuq po askush nuk e dëgjoi
Nis marrja në pyetje e personave të përfshirë në aferën prej 250 mln € në Itali
Sipas të dhënave, kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.
ITALI– Garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallos për të kryer korruptimin e qeverisë shqiptare dyshohet se është presidenti i grupit ‘Sol’ në Shqipëri, Besnik Halili! Kompania e cila njihet në vendin tonë dhe me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk”, është tashmë në ‘lupën’ e autoriteteve pasi dyshohet se merrej edhe me pastrimin e parave. Sipas të dhënave nga ‘Open Data’ kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.
Tenderat e fituara janë të gjitha në fushën e shëndetësisë. Dosja.al sjell dhe dokumentin ku shihet skema e numrit total te tenderave sipas autoriteteve tenderuese.
‘Flamurin e kuq’ për këtë rast e ka ngritur ‘Open Data’ e cila është një platformë e hapur që shërben për katalogimin e të dhënave nga institucionet qeveritare. Në një dokument të bërë publik shihej qartë se kompania ‘GTS.SHPK’ ka përfituar tender në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet “GTS”.
U desh që autoritetet italiane të kryenin megaoperacionin në mënyrë që të zbulohej se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze!
Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian. Falë aksionit policor u vune në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.
Dosja.al
Në shkrimin e mësipërm janë cituar databazat me të dhëna të hapura dhe transparente të organizatës AIS. Linja editorial e shkrimit, argument edhe fakte të artikullit i përkasim medias dhe autorit. Të dhëna të databazave tona i gjeni duke klikuar opencorporates.al, spendingdata.al, opendata.al, openprocurement.al, dhe aksesdrejtesi.al