Thirrje për Aplikime si Pjesëmarrës në DataThon 2024
Organizata AIS, promotore e Open Data për Shqipërinë në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri ju ftojnë të aplikoni për t’u bërë pjesë e maratonës për të dhëna të hapura dhe transparente DataThon 2024.
Maratona e Open Data këtë vit i dedikohet të rinjve dhe do të fokusohet në të dhëna të buxheteve të shtetit dhe financave publike.
Eventi do të mbahet në Tiranë përgjatë datave të para të Korrikut.
Janë të ftuar dhe të mirëpritur të aplikojnë të rinj që duan të fuqizohen në edukim financiar me parime dhe modele të buxhetit të hapur dhe përfshirje në buxhetim.
Kush mund të aplikojë për pjesëmarrje:
- Të rinj nga mosha 20 deri 30 vjeç;
- Student, profesionist, ekonomist, jurist, aktivit, kërkues apo të apasionuar pas të dhënave;
- Të rinj që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës dhe të kontribuojnë për ndërgjegjësim dhe aktivizëm qytetar!
Si aplikohet: Duke plotësuar Formularin e Aplikimit me të dhëna mbi identitetin, arsimimin, profesionin dhe angazhimin e të interesuarve. Mos harroni të plotësoni kontaktet tuaja dhe një arsye përse dëshironi të jeni pjesë e DataThon Albania 2024.
Sa kohë duhet të angazhohem? – Në javët që pasojnë kandidatët e suksesshëm do të ftohen në një event prezantues dhe dy workshop-e apo sesione informuese. Gjatë këtyre eventeve të karakterit StartUp do të bëhet përzgjedhja e temës, ndarja në grupe, monitorimi, prezantimi i databazave, ku aksesohet informacioni, mbledhja dhe analiza e të dhënave.
Në një event final DataThon secili pjesëmarrës do të prezantojë në trajtë grafike, vizuale, analize dhe qëndrimi qytetar një temë që lidhet me buxhetimin transparent dhe pjesëmarrjen.
Çfarë ndodh pas Maratonës?
- Punimet më të mira publikohen në faqjen e web-it të projektit të AIS ‘FollowtheMoney.al’;
- Individi më i spikatur do të angazhohet pranë AIS / OpenDataAlbania si staf analist me kontratë 3 deri 6 muaj;
- Promovim dhe kreativitet për pjesëmarrësit;
- Networking me të rinj të apasionuar pas të dhënave.
Historik:
DataThon janë evente të hapura, kreative, motivuese, të dobishme dhe sensibilizuese. Fjala DataThon vjen nga Data+Marathon. DataThon mund të organizohen çdo herë nga grupe me dëshirë dhe pasion për të dhënat dhe interes në një temë apo sektor. Në Shqipëri DataThon i parë u mbajt në Dhjetor 2011 organizuar nga AIS si promotor i OpenDataAlbania. Prej atherë cdo vit AIS ka organizuar maratona të hapura si DiploHack, DataThon dhe Hackathon.
Për pyetje [email protected]
Bëhuni Pjesë e Maratonës më kreative dhe inteligjente!