Thirrje për të rinj aktivist nga Berati dhe Hasi.
Ftohen të aplikojnë të rinj që kanë dëshirë të jenë Qytetar Aktiv, të Informuar dhe Pjesëmarrës.
Organizata AIS promotore e Open Data Albania dëshiron të ftojë të rinj nga dy Bashki të vendit Has dhe Berat të bëhen pjesë e aktiviteteve për rritje të ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve për advokim dhe monitorim të Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike.
Individët që dëshirojnë të marrin pjesë në trajnime, infosesione dhe diskutime të hapura duhet të jenë nën 30 vjeç, banor ose rezident në këto dy bashki.
Apliko LINK
Thirrja dhe Programi me të rinj realizohet në mbështetje të Projektit Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit (Youth Activism for Good Governance in Berat and Has Municipalities: Instilling Watchdog and Activism Culture).
25 deri 30 të rinj do të përzgjidhen me aplikim dhe do te ftohen të marrin pjesë në trajnime dhe aktivitete ndërgjegjësuese me qëllim aftësim dhe edukim për Qeverisje Transparente.
Afati për plotësim të dokumenteve është deri më 26 Tetor.
Krijo Aftësi dhe Fuqizohu në Monitorim, Pjesëmarrje dhe Advokim për Shpërndarje të drejtë të Parave dhe Kontratave Publike
Organizata që Ju fton të merrni pjesë.