Vaksinim Covid19, Përgatitet Pagesa e Parë për vaksinën Kineze vlera 10 milion USD
- 10 milion USD, Qeveria Shqiptare Miraton Pagesën e Parë për Distributorin Turk të Sinovax prodhim ne Republikën Popullore të Kinës.
- Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez.
- Ndryshon Marrëveshja e Blerjes, Shteti Shqiptar Pranon Vaksinën Kineze Paketim në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.
- 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19.
- Open Procurement Albania publikon të gjitha aktet që bëjnë të njohur Kontraktimin, Efektet Financiare dhe Ecurinë.
- Të dhëna për Kontraktime Situata Covid 19 publikohen në kuadër të Projektit të AIS me titull Contracting in a State of Natyral Disaster Covid19 – Strengthening Independent Monitoring Mechanisms
Në datë 22.03.2021, Këshilli i Ministraveka nxjerr Akt Normativ me nr 9, Për Miratim të tekstit të Marrëveshjes ndërmjet Pala Shteti Shqiptar: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, me Distributorin Autorizuar shoqërinë turke Keymen Ilaç Sanayi Ve Ticaret A.Ş.
Objekt i Marrëveshjes: Furnizimin e Republikës së Shqipërisë me Vaksinën e Inaktivizuar Kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të Krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të Prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.
Neni 3 i Aktit Normativ detyron Institucionet dhe Palët që mos bëjnë publike tekstin e marrëveshjes dhe efektet financiare. Marrëveshje Sekrete kofidenciale. Sipas relacionit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë bashkangjitur Aktit Normativ, Komiteti i Eksperteve për Imunizimin (organ këshillimor i ministrit të Shëndetësisë) mori në shqyrtim vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19, Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science, Pekin, Kinë.
Ky Komitet u shpreh Pro. Po në relacion citohet se: Rezultatet e fazës së pare dhe të dytë të kësaj vaksine në Kinë janë publikuar në revistën Lancet në 17 nëntor 2020. Kjo vaksinë ka filluar provat e fazës se trete që në korrik 2020 në Kinë dhe më pas në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili. Provat e fazës së tretë të kryera në Brazil dhe Turqi vlerësuan efikasitetin e vaksinës të punonjësit shëndetësore që ofronin trajtim për pacientet me COVID-19. Aktualisht CoronaVac është aprovuar për përdorim emergjent në Kinë nga Autoriteti Rregullator (Administrimi i produkteve mjekësore kombëtare), si dhe është aprovuar për përdorim në Azerbajxhan, Bolivi, Brazil, Republikën Dominikane, Ekuador, Hong Kong, Indonezi, Laos, Meksikë, Paraguai, Filipine, Tailande, Tunisi, Turqi, Ukrainë dhe Uruguai etj. Kjo vaksinë është përdorur edhe në vendet e BE-së si Hungaria.
Pas Nënshkrimit Këshilli i Ministrave Miratoi me Aktin Normativ Nr.10 datë 24.03.2021 Marrëveshjen e Palëve.
Efektet financiare
Ky akt normativ ka efekte financiare të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Ligji për buxhetin e shtetit që nga miratimi i tij deri në prill 2021, ka ndryshuar 3 herë. Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 – Fondi Rezervë parashikohet të jetë në masën prej 5 miliardë lekë (Me Ligj për Buxhetin 2021 ishte 4 miliard, është shtuar me 1 miliard).
Qëllimi i hartimit të këtij akti normativ është sigurimi i fondit të nevojshëm nëpërmjet një ndryshimi në shpenzimet buxhetore, konkretisht nëpërmjet rialokimit midis dy elementeve të fondit rezerve, për përballimin e shpenzimeve për blerjen e vaksinës nga kompania turke “Keymen Ila9 Sanayi ve Ticaret”, A.S. të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Shuma totale është 10 000 000 ( dhjete milionë) USD, e konvertuar në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës, rreth 1.1 miliardë lekë.
Instituti i Shëndetit Publik është institucioni që do të kryeje pagesën e dozave të vaksinave.
Akti normativ përcakton vetëm një ndryshim në shpenzimet buxhetore, një rialokim midis dy elementeve të fondit rezerve dhe, përkatësisht:
- 10 milion USD, Qeveria Shqiptare Miraton Pagesën e Parë për Distributorin Turk të Sinovax prodhim në Republikën Popullore të Kinës.
Me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM Nr. 174/2021 u vendos që Instituti i Shëndetit Publik të bëjë pagesën prej 10 milion USD (dhjetë milion dollarë amerikan) në favor të shoqërisë distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.S., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës (pika 1 e vendimit). Ne piken 2 të vendimit përcaktohet që Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin e Shëndetit Publik, në llogarinë ekonomike 6050000 (Produkti 91305AH) të programit të shëndetit publik (07450), i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 10 000 000 (dhjetë milionë) USD. Fondi, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
Në seancën e Parë Kuvendore pas Pezullimit të Punës për shkak të Fushatës Zgjedhore, data 4 Maj, Kuvendi kishte në rendin e ditës Pëlqimin e dy Akteve Normativa të cilat lidhen me Blerje të tjera Vaksina anti Covid dhe Efekte Financiare që bëjnë të mundur.
- Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez.
Përmes Akt Normativ Nr. 14, datë 7.4.2021 – Për disa ndryshime dhe shtesa në Aktin Normativ nr. 9, datë 22.03.2021, është bërë ndryshim i Titullit dhe Objektit të Marrëveshjes Mes Palëve.
Relacioni shoqërues, qartëson se Kompania distributore ka bërë të ditur se është ndërprerë nga Kinezja Sonovac Life Sciences furnizimi me produktin CoronaVac Covid 19 – Vero Cell si një produkt i Përfunduar. Pas kësaj turkja (distributor) ka marrë furnizim me produktin Coronavac 600SU/IM- Suspension për injeksion të paketuar në flakon 0,5 ml, e cila përmban substancën aktive antigjenin viral ‘Sars-CoV-2’ të inaktivizuar, të zhvilluar nga SinoVac Life Science Co., Ltd., prodhuar në Republikën Popullore të Kinës Paketuar në Republikën e Turqisë nga shoqëria Keymen. Për këtë Arsye Palës Shqiptare i propozohet që furnizimi të vazhdojë me produktin Paketim Turk.
- Ndryshon Marrëveshja e Blerjes, Shteti Shqiptar Pranon Vaksinën Kineze Paketim në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.
Pala Shqiptare duke u konsultuar edhe me Komitetin Teknik të Imunizimit (mbledhje data 6 Prill 2021), vendosi të konsiderojë efekte të njëjta dhe të pranojë propozimin e Palës Kontraktore.
- 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19.
Në lidhje me efekte Financiare, Po në datën e Parë të Punës së Kuvendit pas Zgjedhjeve, kërkohet Pëlqimi për Aktin Normativ Akt Normativ Nr. 18, datë 14.4.2021. Përmes këtij Akti Fondi Rezerve në Buxhetin e Shtetit rritet nga 5 miliardë në 7 miliardë leke, shtesa plus 2 miliard lekë, me qellim përballimin e shpenzimeve të blerjes se vaksinave gjate vitit 2021, si pasoje edhe e shpenzimeve të tjera eventuale të qeverise që lidhen me pandeminë COVID-19. Pala Shqiptare ka marrë informacion zyrtar që kjo Vaksinë po përdoret në Republikën e Turqisë, informacion i marrë nëpërmjet letërkëmbimit me ministrinë e Shëndetësisë Turke.
Të dhëna për Kontraktime Situata Covid 19 publikohen në kuadër të Projektit të AIS me titull Contracting in a State of Natyral Disaster Covid19 – Strengthening Independent Monitoring Mechanisms.Të gjitha kontraktimet e Shtetit Shqiptar për Furnizime për shkak të situatës Covid 19 janë në databazën Open Procurement Albania. Databaza është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit” mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.