Vlerësimi i riskut Redflag : 18% e tenderëve Bashki në 2018 janë me risk për korrupsion, Lista
Tendera pa garë negocime të drejtpërdrejta apo pa konkurencë me vetëm një operator ekonomik në garë, janë tendera me risk të lartë për parregullsi dhe keqpërdorim të kontratave dhe fondeve publike. Përmes programit për Prokurime Transparente AIS ka konstatuar se 18% e totalit të tenderave të realizuar nga Bashkitë kanë të paktën një element risku në tenderim. Ky vlerësim bëhet përmes algoritmit për RedFlag si instrument antikorrupsion. Bashkitë dhe institucionet e tyre njoftuan nga 1 janari deri 31 dhjetor 2018 një numër prej 5642 kontrata me vlerë në lekë prej 21.9 miliard. Po në të njëjtën periudhë sistemi markoi me RedFlag 997 kontrata të tenderuara çka përbën 18% të totalit. Databaza për Prokurime Transparente Bashki ofron mundësi për të monitoruar dhe vlerësuar çdo tender të Bashkive në mandatin e parë qeverisës 2015-2019.