Zëri i Amerikës përgatit një kronikë speciale mbi Korrupsionin në Prokurime Publike Shqipëri
Korrupsioni në Shqipëri në fushën e Prokurimeve Publike i ka sjellë buxhetit të shtetit mbi 120 milion dollarë dëm financiar gjatë dekadës së fundit – me këtë gjetje e fillon analizën mbi Sektorin Prokurime në vend Zëri i Amerikës dhe gazetarja Mimoza Picari.

Gjetjet e Zëri i Amerikës mbështeten në raporte zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave Njësia e Auditimit. Në Reportazh janë përcjellë qëndrime dhe komente të Përfaqësues të Komunitetit të Investitorëve në Vend dhe Ekspert të Ligjit dhe Auditimit. Pjesë e Speciales së Zërit të Amerikës u bënë edhe gjetjet e Organizatës AIS e cila përmes ProkurimePublike .al skanon çdo ditë dhe evidenton procedurat abuzive të tenderimit në Nivel Bashki ; Investime Kombëtare ; Shëndetësi ; dhe Ndërshmarrje me Zotërim Shtetëror.
Drejtoresha e Organizatës zonja Aranita Brahaj shprehet se problemi më i madh qëndron tek kontratat që miratohen me ligje të posaçme. Autoritetet Shtetërore thonë se janë bërë përmirësime në fushën e prokurime por ata janë të vetëdijshëm se kjo nuk ka ndryshuar perceptimin e publikut se problematikat janë të thella.


Linku per te pare intervisten: https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6004542.html?type=video
Linku per te pare Artikullin: https://www.zeriamerikes.com/a/prokurimet-publike-dëmi-në-buxhet-mbi-120-milionë-dollarë/6004542.html