Kërkohet një Ekspert Lokal Përmirësim i Kapaciteteve Organizative dhe Institucionale

Datë 05/03/2021

AIS, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në Transparencë, Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje është duke kërkuar një ekspert lokal për angazhim me kohë të pjesshme ditë pune. Eksperti duhet të asistojë organizatën në hartimin e disa dokumenteve si rregullore dhe manual të praktikave të mira menaxheriale dhe financiare. Eksperti duhet të vlerësojë edhe nevojat për ndërhyrje në statut dhe të bashkëpunojë në hartimin e strategjisë së punës së Organizatës. Angazhimi është me kohë të pjesshme 20 ditë pune në vit, në dy vite me pagesë bruto për 20 ditët e punës në vlerën 3000Euro (viti i parë).

Eksperti duhet të jetë prezent në zyrat e AIS gjatë zbatimit të angazhimit dhe në bashkëpunim me Drejtorin dhe Sekretarin e Organizatës.

Kriteret. Personi duhet të ketë eksperienca në rritje të kapaciteteve institucionale apo auditim institucional në sektorin jofitimprurës. Kjo eksperiencë duhet vendosur në CV-në që do të përcillet për përzgjedhje. Eksperti Lokal duhet të njohë dhe zotërojë parime të rregullimit ligjor, institucional, financiar dhe të burimeve njerëzore në një subjektit ekonomik. Ai/Ajo duhet të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Kandidati duhet të ketë eksperienca të mëparshme në hartimin e dokumenteve të sipër kërkuara dhe duhet ti artikulojë qartë këto eksperienca.

Përveç Ekspert në këtë thirrje mund të aplikojë edhe një subjekt që ka punë të ngjashme të mëparshme, dhe është i gatshëm të bashkëpunojnë me tarifën e mësipërme.

Në adresën [email protected] duhet të dërgohet një BIO e shkurtër me të dhëna për kriteret dhe angazhimet e mëparshme.