Thirrje për gazetarë në kuadër të Iniciativës Open Spending
Në vijim të programit Money, Government and Politics, AIS po lançon thirrjen drejtuar përfaqësuesve për tu bërë pjesë e një rrjeti të angazhuar për transparencë në shpenzimet publike. Open Spending Iniciative konsiston në krijimin e një forumi kryesisht me gazetar lokal të afirmuar, të cilët janë angazhuar në informimin e publikut mbi mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve shqiptar nga institucione buxhetore. AIS do të angazhohet në organizimin e një workshopi dhe një eventi DataThon (Data Maratonë) me pjesëmarrjen e anëtarëve të këtij Rrjeti.
Qëllimi i workshop-it do të jetë aftësimi në:
- gjetjen e burimeve të informacionit mbi shpenzimet buxhetore të bashkive,
- efiçencën e këtyre shpenzimeve për shërbime apo punë publike,
- kontrolli i konfliktit të interesit apo rasteve të abuzimit.
Ndërsa DataThon 2015 do të krijojë mundësinë që anëtarë të rrjetit të prezantojnë gjetjet e tyre mbi mënyrën e qeverisjes duke u bazuar në mbledhje dhe vizualizimin e të dhënave për bashki përkatëse.
Një numër ICT tools për transparencë në shpenzime publike do të synohen të vihen në dispozicion të qytetarëve për ti angazhuar ata në procesin e monitorimit dhe pjesëmarrjes në buxhetim.
Workshopi i parë në kuadër të kësaj iniciative do të organizohet në javën e parë të Tetorit 2015. Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe trajtimin ditor për pjesëmarrës nga rrethet. Ky rrjet synon të nxisë Open Data Journalism në Shqipëri.
Gazetarët janë të ftuar të shprehin interes për tu bërë pjesë e këtij rrjeti sipas këtij formulari:
Për informacione apo propozime të mëtejshme mund të shkruani në: [email protected]