AIS partner në Projektin C1-EU-NPA, në Përmbushjen e Kapitujve Negociues (Cluster 1), dhe Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri
C1-EU-NPA, Përmirësim i Debatit të Politikave dhe Llogaridhënies në Përmbushjen e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), Përmes Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri. Ky është Projekti[1] më i ri i AIS në partneritet me organizatat CSDG; ISP dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Partnerët synojnë Të mbështesin procesin e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me Grupin e Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), përmes përmirësimit të debatit të politikave, forcimit të llogaridhënies dhe rolit të OSHC-ve në proces. Organizata AIS do të angazhohet me fokus kryesor Kapitullin mbi Prokurimet Publike, Kontrolli Financiar dhe Statistika. Mbështetës Financiar i projektit C1-EU-NPA është Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë
[1] http://ais.al/new/titulli-i-projektit-c1-eu-npa-permiresimi-i-debatit-mbi-politikat-dhe-llogaridhenien-per-te-permbushur-te-drejtat-bazike-permes-krijimit-te-platformes-se-negociatave-te-grupit-nje/