Apliko për t’u bërë pjesë e Open Data Fellowship Youth Network

AIS po punon për të krijuar një Network me të Rinj që kanë aftësi dhe dëshirë (vocation) për të promovuar dhe influencuar debatin publik duke e pasuruar atë me argumente dhe fakte. Kjo ide zbatohet nga ekipi promotor i Open Data Albania dhe në finale synohet që një kërkues, aktivist, gazetar në hapat e parë të profesionit, apo gjatë studimeve universitare të aftësohet për të artikuluar publikisht mbi çështje që lidhen me qeverisjen dhe korrupsionin.

Procesi kërkon angazhim me:

  • takime një apo dy herë në muaj,
  • punë të pavarur,
  • punë nën kujdesin e një eksperti apo data analisti,
  • debat i stimuluar mes vetë të rinjve;
  • Realizim i artikujve hulumtues për publikim Open Data Albania me autor të Rinjtë.

Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.  Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjt duke u dhënë atyre mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza  dhe parashtrime.

Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha deri 25 vjec, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive. Të rinjt duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument.

Për aplikim regjistrohu në link Këtu

Individët e Përzgjedhur do të ftohen për një intervistë finale në zyrat e AIS / Open Data Albania.