DataThon Albania 2023 – Tema Financimi i Partive Data, Graf, Vizualizime dhe Rekomandime

Make Data Great Again

 

Çfarë është DataThon Albania 2023

DataThon është një event maratonë ku qytetarë mblidhen dhe punojnë së bashku për mbledhje analizë dhe sensibilizim mbi të dhëna të një teme të caktuar. Fjala DataThon vjen si bashkim i Data + Marathon. Puna konsiston në grumbullim të të dhënave, analizë, krahasim, strukturim dhe vizualizim të informacionit.

Zakonisht zgjidhet një temë apo një fushë e caktuar dhe grupi i angazhuar ka fokus dhe interes të punojë në atë fushë.

Shpesh në datathon krijohen edhe instrumente apo app që e bëjnë informacionin sa më të dobishëm. DataThon janë evente ku mund të marrin pjesë qytetar, aktivist, gazetarë, ekonomist, jurist, arkitekt dhe profesionist të ndryshëm, kriter: të kenë pasion dhe dëshirë për të punuar me të dhënat.

Event frymëzues për DataThon Albania 2023 është edhe EU DataThon

 

Kush e Organizon DataThon Albania 2023

Datathon Albania 2023 organizohet nga AIS promotore e të dhënave të hapura në Shqipëri. AIS ka sjellë më herët në Tiranë evente si DiploHack Tirana  Hackathon dhe DataThon.

Këtë vit DataThon mbahet si pjesë e Aktiviteteve të projektit Open Data akses dhe transparencë në sektor me risk në korrupsion, projekt me mbështetje Financiare nga Sida – Sweden International Develompment Coorporation Agency.

 

Ku dhe Kur do të mbahet

Data 3 dhe 4 Prill 2023 në sallën Antigonea Hotel Rogner

 

Kush do të punojë për të dhënat? Po spektatorët

Këtë vit pjesëmarrës të DataThon Albania janë të rinj të networkut OpenDataFellowship. Ky Youth Network u krijua për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e të rinjve në çështje që lidhen me anti korrupsion. Në finale të Marathonës në seancën e prezantimeve jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të dëgjoni prezantimet e të rinjve me Data, Graf, Vizualizime dhe Rekomandime 

 

Tema e Përzgjedhur

Në këtë vit Maratona ka temë dhe fokus Financa të Partive Politike. Tema e përzgjedhur hedh dritë mbi integritetin e subjekteve mjaft të rëndësishme për jetën demokratike dhe pluraliste të vendit. Të rinjtë e maratonës do të punojnë për të grumbulluar të dhëna mbi shpenzimet e deklaruara nga subjektet politike në dhjetë vitet e fundit, strukturën e të ardhurave, llojet e shpenzimeve, peshën e shpenzimeve elektorale kundrejt shpenzimeve totale, problematika që lidhen me transparencën vështirësi të aksesit, çështje të Financimit Partiak që kërkojnë praktika me më shumë integritet.

 

Kontribut dhe Output i Eventit

Në finale do të prezantohen Data, Graf, Vizualizime. Të rinjtë do të parashtrojnë edhe rekomandime, këndvështrime të tyre se si duhet të ndryshojnë rregullat dhe modelet e kontrollit apo raportimit të Financave të Partive Politike me synim final Integritetin.

 

Ku mund të informohemi

Në web faqen e AIS.al

Twitter

Facebook

Në platformën FollowTheMoney

Ku publikohen Graf, Data dhe Vizualizime të kësaj Maratone

Në web page Open Data Albania

 

Jo vetëm DataThon …

Në këtë event do të Shpërndahen edhe Certifikata për ekipin e të rinjve që kanë ndjekur ciklin e parë të aftësimit si pjesë e OpenData Youth Network