Dokument Politikash Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Europan
Dokumenti i politikave me titull Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Evropian është dokument i hartuar nga Organizata AIS / Open Data Albania si rezultat i Projektit C1 – EU – NPA Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri. Projekti zbatohen nga katër organizata shqiptare CSDG, ISP, KSHH dhe AIS me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë.
Dokumenti i Politikave u Prezantua në datën 28 Shkurt në një tryezë me Pjesëmarrje nga Organizma dhe Institucione të angazhuara në procesin e Integrimit dhe në Procese që Lidhen me Prokurimet Publike.
Më poshtë po publikojmë:
- Dokumenti i Politikeve Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Evropian (PDF link)
- Përmbledhje dhe Konkluzione të Dokumentit të Politikave, Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Europan (PDF Link)
- Agjenda e Eventit Prezantim i Policy Paper (PDF LINK)
Foto nga Eventi

Panelistët: Znj. Aranita Brahaj – Drejtore Ekzekutive e AIS/Open Data Albania; Z. Viktor Gumi – Ekspert Juridik, Autori i Dokumentit (AIS); Znj. Jorida Tabaku – Kryetare, Komisioni për Integrimin Evropian, Parlamenti; Z. Eduart Shalsi – Kryetar, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Parlamenti; Znj. Reida Kashta – Drejtore e Përgjithshme, Agjencia e Prokurimit Publik (APP)

Z. Alexis Hupin – Drejtures i Seksionit mbi Politikat dhe Integrimin Evropian në Delegacionin e BE në Shqipëri;

Z. Neritan Sejamini – Kryredaktor Exit.al dhe Drejtor i Depertamentit te Informacionit EuroNews Albania

Znj. Valia Pentarvani – Këshilltare e Parë dhe Zëvëndës Ambasadore e Greqisë në Shqipëri, Z. Alexis Hupin – Drejtures i Seksionit mbi Politikat dhe Integrimin Evropian në Delegacionin e BE në Shqipëri; SH.T.Z. Reinout Vos – Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri;
Gjetjet, Opinionet apo Rekomandimet e shprehura në këtë event përfaqësojnë këndvështrime të ekspertëve dhe organizatës AIS dhe nuk përkojnë me përgjegjësi të partnerëve apo mbështetësve të Projektit C1-EU-NPA.
Dokumenti është përcjellë në formë Zyrtare tek Institucionet e Angazhuara dhe Palë të Interesuara në Proces.
AIS / Open Data Albania është organizatë joqeveritare lokale e themeluar në vitit 2011. Organizata ka krijuar databaza me të dhëna transparente mbi Prokurimet Publike në sektorët Shëndetësi; Koncesione; Qeverisje Lokale; Infrastrukturë Rrugore ; Ndërmarrje me Zotërim Publik; Fond Zhvillimi. Gjithashtu organizata aplikon instrumente të vlerësimit të riskut në kohë reale RedFlag dhe është autore e disa rasteve studimore mbi çështje të prokurimeve dhe Kontraktimeve Publike.