Event me Gazetar Roli i Autoriteteve Qendrore dhe Lokale gjatë periudhave zgjedhore, Praktika të Monitorimit

Në datën 26 korrik u mbajt në Tiranë një tryezë e rrumbullakët me gazetar dhe përfaqësues nga shoqëria civile me temë Roli i Autoriteteve Qendrore dhe Lokale gjatë periudhave zgjedhore, Praktika të Monitorimit. Tryeza u organizua nga Organizatat Instituti Shqiptar i Shkencave AIS dhe Instituti për Studime Politike ISP me mbështetje të USAID, projekti Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë. Dy organizatat janë zbatuese të projekteve për monitorim dhe përmirësim të situatës që lidhet me përdorimin e aseteve publike gjatë viteve elektorale. Organizata AIS është duke zbatuar projektin Monitorimi i Abuzimit me asetet publike nga kompani me pronësi shtetërore gjatë periudhave zgjedhore. Si rezultat i këtij projekti u prezantuan edhe dy databaza. Njëra prej tyre ka të plotë historikun dhe informacionin për çdo procedurë tenderash të Shoqërive me Zotërim Publik në dy vitet e fundit përfshi vitin elektoral. Databaza tjetër i siguron publikut informim dhe njohuri mbi menaxhimin dhe performancën e shoqërive me zotërim publik prej datës së themelimit deri ne vitin aktual. Kjo databazë aksesohet në portalin Open Corporates Albania rubrika Shoqëri me Zotërim Publik . Gazetarët pjesëmarrës në event ishin nga media të ndryshme tradicionale apo media online si Top Channell; Ora News; BIRN; ShqiptarjaCom; Shekulli; News 24; Opinion; Citizens Channel; Qendra për Gazeari Cilësore; ExitAl etj.

Ekspert në tryezë janë njohës të mirë të legjislacionit dhe praktikës që përkon me përformancën dhe monitorimin e sektorit publik e kryesisht të shoqërive me zotërim publik në Shqipëri dhe Rajon. Tryeza pati për qëllim jo vetëm prezantim të gjetjeve në monitorim, por edhe rritje të kapaciteteve të gazetarëve në realizimin e artikujve cilësor për temën e përdorimit të aseteve publike në vite elektorale.

Pjesëmarrësit:

Numri total:                                             27 pjesëmarrës (plus organizator)
Gazetar:                                                    18
Shoqëria Civile:                                        7
Nr i Mediave gazetarë pjesëmarrës:  12
Raporti Gjinor:                                       19 femra & 8 meshkuj

Agenda Këtu

Fotot