EXIT.AL publikon: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri 2023

Portali EXIT.AL në datën 5 Qershor Publikoi Artikullin me Titull: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri në 2023. Artikulli bazohet tek informacioni i prezantuar nga organizata jonë mbi vlera të parashikuara për buxhetim nga Financat Publike për disa biznese koncesionare. Në artikull janë prezantuar me hiper link Pasaporta të disa Kompanive të krijuara si pjesë e aktivitetit të Projektit të AIS me Leviz Albania. Më konkretisht pasaporta e shoqërive Integrated Energy BV SPV kontraktor me bashkinë Tiranë; Integrates Thechnology Waste Treatment dhe pasaporta të disa shoqërive të tjera.

Artikulli jep fakte ekonomike për shpenzime publike në shërbime dhe vepra publike të dhëna në PPP Koncesion dhe përdor informacion të mirëstrukturuar duke Listuar kompanitë dhe duke ilustruar listimin me pasaportën e secilës Kompani që është Kontraktor Publik në një Koncesion PPP.

Mbi 662 milionë euro do të shpenzojë qeveria për pagesat e 15 koncesioneve për periudhën 2018- 2023. Kjo e dhënë u publikua nga organizata për transparencën e fondeve publike, Open Data Albania.

Qeveria parashikon të paguajë më shumë këto koncesione në vitin 2022, me rreth 122 milionë euro. Pagesat më të mëdha i takojnë kompanisë Gjoka 97 për koncesionin e rrugës së Arbrit, me vlerë 130 milioën euro, e planifikuar për vitet 2018-2023.

Më pas renditet kompania Sani Servicë, për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, dhe S2 Albanai, koncesioni i skanimit në dogana. Këto dy koncesione përbëjnë 12 % të totalit të buxhetit të parashikuar për pagesa ndaj koncesioneve.

Kontratat e tjera koncesionare të parashikuara për vitet 2018-2023 janë: Integrated Energy BV SPV 50 milionë euro, Laboratory Networks 40 milionë euro; 3P Life Logistic 40 milionë euro; Albania Highway Concession 20 milionë eruo; Dia Vita 30 milionë euro; Integrates Technology Waste Treatment Fier 20 milionë euro; Education Infrastructure Tirana 30 milionë euro; Koncesioni  Orikum Llogara Road 20 milionë euro; Bardh Construction 9 milionë euro; Albatek Energy 10 milionë euro; Devoll Hydropower 25 milionë euro ; G2 Infra për të cilën nuk ka asnjë pagesë të planifikuar.

Transparenca për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale bëhet përmes aktiviteteve të Projektit “Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Link Artikulli Origjinal: https://exit.al/e622-milione-pagesa-per-koncesionet-deri-ne-2023/