KQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor
KQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor
AIS, një organizatë joqeveritare me mision advokimin për transparencë, mirëqeverisje dhe llogaridhënie është angazhuar për hapjen e të dhënave që përkojnë me shpenzime dhe financime zgjedhor. Veç publikimit në format Open Data të të dhënave të Tabelave Financiare të Subjekteve Zgjedhore, AIS përmes programeve të saj Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale, Money Government and Politic dhe Za’Lart – Bëji Zgjedhjet të Vlejnë, ka zbardhur edhe detaje apo problematika të Financimeve Zgjedhore në fushatat e fundit.
Në datën 14 maj 2014, AIS parashtroi dhe propozoi në Tryezën Teknike mbi Financimin e Partive Politike dhe Fushatave Zgjedhore, konferencë e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe mbështetur nga prezenca e OSBE në Shqipëri, disa Propozime për Ndryshime të nevojshme në Ligjin Zgjedhor. Këto propozime përkojnë me financimin e fushatave zgjedhore. Propozimet më tipike të parashtruara në konferencë dhe të dorëzuara edhe me shkrim nga AIS / Open Data Albania kanë qenë:
- Të vendosej detyrimi për deklarim dhe dhurim me sistem bankar (jo kesh) për çdo vlerë dhurimi e jo vetëm për vlera të dhurimeve mbi 100 mijë lekë. Neni 90 pika 2 e Kodit Zgjedhor. Më me detaje shiko draftin me Rekomandime.
- Të vendosen parashikime ligjore më të zgjeruara për kontrollin dhe ndalimin e konfliktit të interesit për Donatorët duke përcaktuar jo vetëm periudha kontrolli para zgjedhor por edhe pas zhvillimit të zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor përmes nenit 89. Më me detaje shiko draftin me Rekomandime.
Në Raportin e Fundit për Kuvendin (Prill 2016), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar një dokument me titull Rekomandime për Përmirësime të Mundshme të Kodit Zgjedhor 2016. Ky draft që i drejtohet Kuvendit dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka konsideruar propozimet e më hershme të organizatës tonë AIS programi Open Data Albania propozuar që në vitin 2014 (tryeza shtator) mbi Regjistrimin dhe Kontrollin e Konfliktit të Interesit për Donatorët, duke parashtruar edhe ndryshimet e kërkuara. Konkretisht këto propozime (si dhe më lart) janë bërë pjesë e dokumentit Në çështjen IX. Rekomandime për Financimin e Partive Politike gjatë Fushatës Zgjedhore dhe në një vit Kalendarik në faqet 22 dhe 23 pika 7 dhe 9 e Rekomandimeve.
Organizata AIS promotore e Open Data Albania, falënderon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për institucionalizimin e propozimeve që vinë nga shoqëria civile dhe njëkohësit për seriozitetin me të cilin është bërë formulimi i rekomandimeve për pjesën e Financimit Zgjedhor në këtë dokument drejtuar Kuvendit. Gjithashtu AIS do vijojë të lobojë edhe si anëtare të Iniciativës Dhoma e Situatës Zgjedhore për një reformë dhe ligj zgjedhor me standarde të larta të rregullimit të Financimit të Subjekteve dhe Auditimit të Fushatave Zgjedhore.
Një tjetër përpjekje e AIS për rregulla të drejta të financimit zgjedhorë është procesi gjyqësor i iniciuar nga AIS kundrejt 3 partive kryesore PD, PS dhe LSI për Informim në Kohë Reale mbi Listat dhe Emrat e Donatorëve në Fushatë. Proces për të cilin presim prej dy muajsh datën për shqyrtim gjyqësor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë.