Programi i Rindërtimit pas tërmetit të datës 26 Nëntor, Tendera dhe Kontraktime
Qeveria Shqiptare ka vijuar në muajt Mars – Qershor procedura të tenderimit për rindërtim dhe zhvillit të godinave dhe zonave të dëmtuara nga Tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Deri tani dy janë autoritetet që po procedojnë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës . Open Procurement Albania po përgatit pasaporta për çdo procedurë tenderimi dhe kontraktimi lidhur me këtë program. Deri tani janë shpallur disa kontraktime nga Qeveria Shqiptare, Procedura e përzgjedhur në tenderime është ajo e Kufizuar (jo e hapur) dhe afati i kërkesave për shprehje interesi në secilin rast është jo më shumë se 10 data kalendarike. Procedura dhe Afati janë paracaktuar me Aktin Normativ Nr. 9 datë 16.12.2019 Për Përballimin e Pasojave të Fatëkeqësisë Natyrore, Akt Normativ me Fuqi Ligji. Kështu është shmangur dhe anashkaluar aplikimi i rregullit dhe legjislacionit të zakonshëm për Prokurimet Publike. E njëjta procedurë dhe i njëjti afat u aplikua edhe në rastin e Kontraktimeve mbi Kufirin e Lartë Monetar, kontraktime që kërkojnë garë dhe njoftim ndërkombëtar. Në ligj afati për shprehje interesi në rastin e procedurës së Kufizuar është për çdo fazë minimumi 20 ditë pune, ndërsa procedura e kufizuar përdoret vetëm në raste specifike. Aplikimi i rregullave dhe procedurave të parazgjedhura me Akt Normativ përmes Afateve tepër të shkurtra dhe Procedurës së Kufizuar përkon me situata kontraktimi me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës. Më poshtë tenderët e shpallur deri tani (qershor 2019)
Lista e Tenderave Programi i Rindertimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë 18 http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list/keyword/Programi%20i%20Rindertimit?
Këto 18 tendera të Fondit Shqiptar për Zhvillim kanë në total një vlerë fondi Limit 14 281 395 708 (katërmbëdhjetë miliard lekë e dyqind e tetëdhjetë e një milion, e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tetë) Lekë. Me një ekuivalencë të thjeshtë në monedhën Euro është 116.1 milion euro. Tenderat janë të listuar si vijon:
- Rindërtimi i banesave individuale dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave. Me fond 6 186 125 775 (gjashtë miliard e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion njëqind e njëzet e pesë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë) Lekë. Buxheti i parashikuar për këtë vitit (2020) është 5,49 Miliard Lekë. Buxheti është vënë në dispozicion nga Buxheti i Qeverisë Shqiptare (jo donator). Objekti i marrëveshjes Kuadër përfshin rindërtimin e banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të këtyre banesave në territorin e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Ky tender është shpallur fillimisht në datën 10 Mars 2020 me afat për dorëzim të kërkesës për shprehje interesi vetëm 9 ditë. Tenderi dështoi dhe u rishpall në datën 28 Prill 2020. Ende Fondi Shqiptar për Zhvillim nuk ka njoftuar kualifikim, ofertë fituese apo kontraktime në bazë të një marrëveshje kuadër për këtë tenderim Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/293
- Tenderi tjetër është: Ndërtimi dhe Rikonstruksioni i Infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për Zhvillim të Detyruar. Me fond të parashikuar deri 3 726 934 577 (tre miliard e shtatëqind e njëzet e gjashtë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) Lekë po ta konvertojmë në euro rreth 30.3 milion euro. Buxheti për këtë tender parashikuar për vitin 2020 është 745 389 915 milion lekë. Objekti i marrëveshjes kuadër konsiston në infrastrukturën e zonave, infrastrukturën utilitare dhe atë urbane. Infrastruktura publike nënkupton sheshet e ndërtimit në zonat e detyruara për zhvillim të lirë dhe të gatshëm për ndërtim, infrastrukturën e transportit, infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të përdorura apo ati të shiut, infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike, infrastrukturën komunitare të shesheve parqeve, terreneve sportive, ndriçimit publik në territoret e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Ky tender është shpallur në datën 28 Prill dhe ende nuk ka njoftime për ecurinë e procedurës Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/323
- Po njësoj të shpallur në datën 17 Mars është një procedurë me Lote me vlerë fond limit total prej 4,175,217,853 (katër miliard e njëqind e shtatëdhjetë e pesë milion e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa tvsh. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 1,043,804,463 lekë pa TVSH. Lotet janë si vijon:
- Loti 1. Rindërtimi i Objekteve Arsimore në zonat e prekura nga tërmeti me Burim Financimi është Fondi I Rindërtimit në Buxhetin e Miratuar me Vendim Nr 212 datë 11. 03. 2020 Për përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore. Vlera fond limit pa TVSH është 511 405 370 Lekë (pa TVSH). http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/297
- Loti 2. Me Objekt Rindërtimi i Objekteve arsimore Bashkia Krujë, vlera 490 413 615 Lekë pa TVSH , Objektet e përfshira në Lotin 2 janë Shkolla 9vjecare e bashkuar Selman Daci, Shkolla 9 vjeçare dhe Kopshti Ramazan Jangozi, Shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Kastriot Derveni, Shkolla 9 vjeçare Gjon Luka Luz me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 10 691 m2. Data e shpalljes 17 Mars data për dorëzimin është 27 Mars. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/298
- Loti 3. Objekti i Rindërtimit të Objekteve arsimore Bashkia Durrës 1 vlera 845 723 696 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 3 janë: Shkolla 9vjecare dhe kopshti Bedrie Beziqi, Kopshti Met Hasa, Shkolla 9 vjeçare Neim Babameto, shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Qemal Mici, Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 438 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/299
- Loti 4. Objekt Rindërtim i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2, vlera 850 692 969 lekë. Objektet arsimore të përfshira në lotin 4 janë Shkolla Shaqe Mazreku, Shkolla e Mesme e bashkuar Rexhep Mezini, Shkolla 9 vjecare dhe kopshti Adem Gjeli, shkolla 9 vjeçare Xhelal Shtufi Shkafanaj, Shkolla 9 vjeçare Njazi Mastori 2+3, shkollafillore dhe kopshti, Shkolla 9 vjeçare Vëllezërit Haradinaj me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 545 m2. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/300
- Loti 5. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë, vlera 414 766 205 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 5 janë: Shkolla profesionale Charles Teleford Erickson, shkolla 9 vjeçare Shtodher, shkolla profesionale26 marsi, konvikti Golem, shkolla 9 vjeçare Gosë, shkolla fillore dhe kopshti Vilë Bashtovë me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9041 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/301
- Loti 6. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kamëz, vlera 621 757 340 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 6 janë shkolla 9 vjeçare Halil Coka, shkolla e mesme Sulejman Elezi, Kopshti Niko Hoxha, kopshti Lidhja e Prizrenit Paskuqan, Kopshti Halit Coka me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjithë objekteve afërsisht 13 555 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/302
- Loti 7. Objekti Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak, vlera 440 458 658 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 7 janë: Shkolla 9 vjeçare Ramazan Subashi, Shkolla 9 vjeçare Ahmetaq, Kopshti Kodër Berxullë, Kopshti Marqinet, Shkolla vjeçare Lidhja e Prizrenit, Shkolla e mesme gjimnazi 16 shtatori, kopshti nr 1, kopshti Vlashaj, Shkolla e Mesme Kajo Karafili me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9 602 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/303
- Tenderat e tjerë janë mbikëqyrje e zbatimit të kontratave kryesore dhe loteve. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list/keyword/Programi%20i%20Rindertimit?
Institucioni tjetër pjesë e tenderimeve për Progrmain e Rindërtimit është bashkia Kryesore në vend Bashkia e Tiranës. Kjo bashki është e vetmja që me fonde nga Buxheti qendror do të tenderojë vetë rindërtimet në territorin e saj.
Deri tani kjo Bashki ka shpallur disa tendera Link: http://openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Programi%20i%20Rindertimit?
Po deri tani Tenderi me vlerë më të lartë mbetet ai me Objekt: Rindërtim i Banesave Individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale jashtë zonave të reja për zhvillim.
Ky tender ka fond limit 2 123 598 655 Lekë (dy miliard e njëqind e njëzet e tre milion e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë lekë) konvertuar në euro rreth 17.26 milion. Tenderi u shpall në mars me një vlerë fond limit më të vogël por dështoi duke u anuluar pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e Tenderit. Rishpallja u bë në muajin maj me vlerë tenderi më të lartë dhe pas disa ndryshimeve në Buxhetin e dhënë për Bashkinë Tiranë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Edhe në këtë tender procedura e aplikuar është ajo e Kufizuar. Deri tani në Territorin e Bashkisë Tiranë janë shpallur disa zona të reja për zhvillim pas tërmetit, konkretisht tek 5 Maji; Autotraktorët; Kombinat; Universiteti Bujqësor; Baldushk; Ndroq; Vaqarr dhe Zall Herr. Të gjitha VKM që përcaktojnë këto zona janë të listuara në pasaportën e tenderit dhe në përmbajtje të VKM janë koordinata dhe fotografi satelit të zonës përkatëse. http://openprocurement.al/sq/tender/vieë/id/32944
Bashkia Tiranë ka shpallur edhe tenderime për projektim të disa shkollave në rindërtim pas tërmetit http://openprocurement.al/sq/tender/list/keyëord/Programi%20i%20Rindertimit?
Programi i Rindërtimit, program i Qeverisë Shqiptare dizenjuar në janar – shkurt 2020, pas tërmetit dhe gjendjes së emergjencës për Fatkeqësi Natyrore. Qeveria Shqiptare përmes Komitetit Shqiptar të Rindërtimit ka evidentuar se nevoja totale për rindërtim është 1,076.15 billion EUR (132.4 billion Lek) lidhur kjo me të gjithë sektorët për ndërhyrje në 11 bashki të vendit.
Kjo shumë do të përdoret për rindëritm përmes një program që Qeveria Shqiptare e ka pagëzuar si Programi i Rindërtimit. Monitorimi dhe informimi publik për këtë process është një moment i rëndësishëm që lidhet me eficensën, mirëmenaxhimin dhe besimin e qytetarëve tek procesi.