Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë

USAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,

Duke e konsideruar transparencën si një celës për inkurajimin e qeverisjes së mirë dhe të përgjegjëshme, ky projekt ndjek një model inovacioni teknologjik dhe përforcon të drejtën e qytetarëve për informim dhe transparencë.

Në të dy aplikimet, që po zhvillohen, informacioni do të serviret në formate të përshtatshme dhe të shoqëruar me artikuj shpjegues, të lehtë për t’u kuptuar, lidhur me situatën dhe pritshmëritë e shpenzimeve të buxhetit. Përdorimi i standarteve Open Data, së bashku me një dokumentim dhe referencë praktike, do të mundësojë që ky informacion të publikohet gjerësisht në komunitetet online apo në formate të tjera publikimi.

Me përfundimin e zhvillimit të mjeteve të teknologjisë së informimit dhe komunikimit, platformat e reja do të prezantohen në sesione trajnimi dhe tavolina të rrumbullakëta për të tre grupet e synuara: Paneli i Këshillimit Qytetar (CAPs); Punonjës të Administratës dhe aktorë të tjerë, përfshi gazetarët.

Rezultatet e para do të publikohen në Shkurt 2016 dhe ato do të konkretizojnë transparencë për gjashtë bashki Korcë, Berat, Lushnje, Elbasan, Fier dhe Kucovë.

klasifikimi-ekonomik-i-shpenzimeve-faktike

Raporte Narrative

Raporti Narrativ 1, Nentor 2015 - 29 Shkurt 2016

Raporti Narrativ 2, 29 Shkurt 2016 - 25 Qershor 2016