Shqipëria merr çmim europian për përdorimin e teknologjive të informimit dhe komunikimit

Vlerësimi në bazë të historive frymëzuese që prezantoheshin nga përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse

 Autor : Erisa ZYKA

Transmetuar ABC News TV

Shoqëria shqiptare është një ndër shoqëritë europiane më aktive në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Thënë ndryshe, shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë shqiptarë përdorin rrjetet sociale si FB dhe Twitter në mënyrë optimale jo vetëm për të komunikuar midis tyre, por edhe për pjesëmarrje civile në evenimente shoqërore, kulturore dhe politike. Në takimin e organizuar në Parlamentin Europian të titulluar« Nxitja e pjesëmarrjes elektronike civile në Europë, Shqipëria nuk ishte thjesht e përfaqësuar, por edhe  e vlerësuar me një çmim. Shqipëria së bashku me Serbinë edhe pse shtete jo-anëtare të BE-së janë pjesë e rrjetit të 11 vendeve të pjesëmarrjes elektronike europiane së bashku me shtete anëtare të BE-së. Kjo falë Institutit Shqiptar të Shkencave, që e ka përfshirë Shqipërinë në rrjetin Telecenter Europe, që synon midis të tjerash përdorimin optimal të teknologjive të informacionit dhe komunikimit jo vetëm kundër përjashtimit social dhe varfërisë, por edhe ndikimit të qytetarëve në vendimmarrje politike përmes instrumenteve elektronikë.

 Në ceremoninë e zhvilluar në Parlamentin Europian u vlerësuan fituesit e konkursit të pjesëmarrjes elektonike europiane, të cilët kishin prezantuar histori frymëzimi për qytetarinë aktive. Jora Risto është një prej 12  fituesve të qindra historive të prezantuara mbi mënyrën se si të rinjtë europianë përdorin instrumlenta të pjesëmarrjes elektronike për të të ndërgjegjësuar, ndikuar apo zgjidhur një problem shoqëror.  Historia për të cilën Jora mori çmim është një moment i rëndësishëm i qytetarisë pjesëmarrëse në Shqipëri. Ajo ka prezantuar historinë e studentëve të nëntorit 2013, të cilët cilët arritën të mobilizojnë protestat kundër procesit të demontimit të armëve kimike  siriane në Shqipëri.

 Në shtete anëtare të Bashkimit Europian, qytetaria elektonike aktive mund të çojë jo vetëm në organizimin e protestave për vendimarrje të caktuara, por edhe në ndryshimin e legjislacionit. Për drejtorin ekzekutiv të rrjetit Telecenter Europe, Gabriel Rissola, pjesëmarrja elektronike aktive po nxit procese demokratike të shoqërive në gjirin  e vetë shoqërisë.

 Gabriel Rissola: «I ashtuquajturi «  revolucioni spanjoll » i 15 majit ishte një proçes që mobilizoi shumë njërëz, miliona qytetarë në Spanjë. Gjithë procesi filli përmes telefonave, ku qytetarët u lajmëruan që do të zhvillohej protestë në qendër të Madridit. Pati shumë propozime që u bënë nga le t’i quajmë asamble popullore, por si përfundim nuk u konkretizuan në legjislacion. Nuk ndodhi asnjë. Ndaj ishte shumë interesante të dëgjoja rastin e Estonisë sot, ku arrit që protesta të konkretizohej me 7 ligje të reja”.

Pjesëmarrja elektornike aktive synon të shfrytëzojë maksimalisht insiativën e qytetarëve në vendimmarrjen europiane. Në bazë të traktatit të Lisbonës, nëse mblidhen 1milion firma të qytetarëve për një çështje të caktuar, atëherë Komisioni Europian pritet të fillojë procesin legjislativ për këtë çështje.

 Transmetuar në 13 Dhjetor 2015 në TV ABC NEWS