Tryezë e Rrumbullakët me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve – Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Në datën 11.06.2019 u mbajt një Tryezë e Rrumbullakët me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve. Objekt i tryezës së rrumbullakët ishte:

    • prezantimi i vëllimit dhe dinamikës së punës së institucionit në 15 muajt e parë;

    • analiza e kontekstit të krijimit të këtij institucioni;

    • vlerësimin impakti i Agjencisë në eficensën dhe cilësinë e Prokurimeve dhe Kontratave,

    • krahasimi me modele të tjera dhe nevoja për ndërhyrje dhe përmirësime të tjera

Moderator në tryezë ishin përzgjedhur ekspert të legjislacionit dhe praktikës institucionale në çështje të prokurimit dhe kontraktimit. Konkretisht: Muharrem Çakaj dhe Elton Lula, ekspert për prokurimet dhe apelimin ish anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Veç gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, në tryezë morën pjesë edhe një përfaqësues nga Ministria e Financave dhe një përfaqësues i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjithashtu në tryezë u prezantua edhe databaza e krijuar për mirëstrukturim të të dhënave të Prokurimeve Publike të Agjencisë dhe vëllimi i prokurimeve sipas karakteristikave. Konkretisht:

    • Në këtë periudhë 15 mujore, na rezulton që sistemi ka anoncuar 293 kontrata me një vlerë Fondi Limit prej 6 347 790 714 Lekë http://openprocurement.al/sq/agency/list (jo më shumë se 20 kontrata në muaj).

    • Në këto 293 kontrata me vlera më të mëdha se 100 milion lekë janë 12 kontrata
      Link:http://openprocurement.al/sq/agency/list/limit_fond/100%20infinit?

    • Tenderi me vlerën më të lartë i njoftuar është ai për Blerje Uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë me fond limit 908 973 900 lekë i shpallur në datën 10 gusht 2018. Ky tender është anulluar pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. http://openprocurement.al/sq/agency/view/id/30

    • Tendera të anulluar janë 37 në total, mes tyre 3 janë me vlera të fondit limit mbi 100 milion lekë, ky dy anullime janë bërë pasi është shpallur fituesi
      http://openprocurement.al/sq/agency/list/status_id/4?

    • 23 tendera janë aplikuar me vetëm një konkurrent në garë http://openprocurement.al/sq/agency/list/bidder_no/1?

    • Deri tani Institucionet për emër dhe llogari të të cilave tenderon Agjencia janë 81 mes tyre drejtori të Policisë së Shtetit, Doganave, Burgjeve, Institucione të Shëndetësisë etj.

    • Sistemi i markimit me RedFlag ka markuar deri tani automatikisht 65 tendera, nga të cilët me vlerë mbi 100 milion lekë janë 8(nga 12 kontrata në total) kontrata
      http://openprocurement.al/sq/agency/redflag dhe me vlerë 5 deri 100 milion lekë janë 33 kontrata.

Në përfundim si konkluzion i tryezës u artikulua nevoja për të rregulluar më mirë mënyrën e përzgjedhjes dhe statusin e punonjësve të axhensisë; nevoaja për plotësim të të gjithë akteve nënligjore që rregullojnë punën e institucionit dhe rritja e numrit të institucioneve qeveritare që delagojnë kompetencat për prokurrim tek axhencia. Një nga konkluzionet më me theks të tyrezës ishte nevoja e përmirësimit dhe forcimit të rolit të aktorëve watch dog në monitorimin e kontraktimit publik.

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Blerjet e Perqendruara PDF.