Web-ATRAKO jashtë funksionit, Open Corporates Albania ofron një regjistër online të plotë me kontrata PPP Koncesione

Sulmi Kibernetik i filluar në korrik 2022 mbi databaza shtetërore, ka çuar off line edhe databazën shtetërore me të dhëna dhe dokumente të PPP Koncesione nga ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Këto të dhëna janë të detyrueshme për publikim dhe aksesim publik.

Organizata AIS me web-portalin Open Corporates Albania vë në dispozicion një Regjistër me të gjitha kontratat dhe dokumentet e Koncesioneve PPP të Shtetit Shqiptar. Kjo databazë është krijuar përmes monitorimit, evidentimit, grumbullimit, ri-publikimit me mirë-strukturim të të dhënave të Regjistrave Publik, punë dhe angazhim disa vjeçar i ekipit të analistëve pranë AIS.

Regjistri Koncesionar portali OpenCorporates.al, ka dobi të veçantë sa kohë që faqja zyrtare dhe të dhënat e ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesione atrako.gov.al është jashtë shërbimit për shkak të sulmeve kibernetike ndaj databazave dhe sistemeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë (prej Korrik 2022).

Regjistri ynë Koncesionar ka informacion, pasaporta biznesi dhe dokumenta si vijon:

  • Kontrata e Marrëveshje Koncesione dhe PPP;
  • Informacion mbi menaxhimin, zotërimin, performancën e Shoqërive PPP e Koncesione Publike
  • të dhëna dhe dokumente mbi Kompanitë e Regjistruara për Zbatimin të PPP
  • Statute, Pasqyra Financiare, Marrëveshje Kreditimi, dokumente mbi çështje juridike;
  • Paketa të kontrollit financiar
  • Të plota Transaksione dhe Pagesa Thesari në Vite
  • Shtesa dhe Ndryshime të kontratës apo marrëveshjes fillestare
  • studime fizibiliteti dhe dokumente të procedurës prokuruese për dhënie të PPP apo Koncesion përmes garës
  • tarifa dhe kushte koncesionare
  • etj

Qëllimi për të cilin u krijua dhe funksionon kjo databazë përkon me dëshirën dhe vullnetin për ti bërë lehtësisht të aksesueshme dhe transparente të dhënat për këtë sektor të rëndësishme publik. Databaza aplikon standardet më të mira të publikimit dhe aksesimit të të dhënave dhe krijon mundësi për analiza dhe vlerësime objektive.

Të dhënat në databazë kanë konsistencë kohore me dokumenta nga planifikim deri në finalizim dhe zbatim PPP. Përditësimi i informacionit është i plotë dhe përditësuar në kohë. Regjistrat Publik ku janë tërhequr të dhënat në vite janë: Buletine Dokument Zyrtar të Qeverisë Shqiptare; Arkiva Parlamenti; Qendra e Regjistrimit të Biznesit; Qendra e Licencimeve; Fletore Zyrtare Republika e Shqipërisë; Publikime Pagesa Drejtoria e Thesarit; Publikime të Agjencisë së Prokurimeve Publike; Publikime Regjistra Publik të Biznesit në vende EU; Publikime AKBN agjencia kombëtare e burimeve natyrore.

OpenCorporates Albania të dhëna mbi Shoqëri Koncesionare funksionon si një shërbim, instrument, databazë krijuar nga Shoqëria Civile në zbatim të Projektit  OpenData Access and trasaprency over sectors exposed to risk of corruption

Po si produket i punës së Organizatës AIS në zbatim të projektit OpenData Access and trasaprency oler sectors exposed to risk of corruption, janë publikuar Raporte dhe Artikuj Hulumtues mbi Koncesionet dhe Partneritetet Privat Publik në vend të cilat aksesoren në faqen NdiqParate tema Koncesione