ZA’LART 2015 – Perceptimi Qytetar mbi Fushatën Elektorale

ZA’LART 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë procesit zgjedhor. ZA’LART mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015.

 Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit nxit qytetari pjesëmarrëse e cila, përmes aktivizmit dhe presionit publik, kontribuon për standarte demokratike në Zgjedhje. Qytetarët mund të denoncojnë fakte që përkojnë me parregullsi dhe probleme. Kjo përmes raportimeve me fjalë, foto dhe video në ZA’LART. Këto fakte të publikuara japin një pasqyrë të qartë të procesit. E vërteta ushtron presion mbi institucionet ligjzbatuese për ndërhyrje dhe rregullim të situatave. Slogan i Projektit është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!