Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Event: Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAGJENDA Event: Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit Organizator: AIS, promotor i Open Data Albania Projekti dhe Partneriteti: “Rritja e përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve” një projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium, i drejtuar nga IDM, në partneritet me […]
Workshop: Me Pjesëmarrës Përfaqësues nga Administrata e Parlamentit dhe e Kontrollit të Lartë të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminWorkshop: Me Pjesëmarrës Përfaqësues nga Administrata e Parlamentit dhe e Kontrollit të Lartë të Shtetit Mbi aspekte të punës për pjesëmarrje, monitorim dhe dialog me qytetarët gjatë hartimit dhe raportimit të Financave Publike Workshop-i mund të konsiderohet edhe si vijimësi (follow up) i eventit të mëhershëm të mbajtur në datën 31 Janar 2024, me titull […]
TRAINIM: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAGJENDA TRAINIM Malësi e Madhe, 08 Mars 2024 Titull: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit Organizator: AIS promotor i Open Data Albania Projekti dhe Partneriteti: Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një […]
AIS Shqetësime mbi Projekt-Ligjin Për Ndryshime Ligji Prokurim Publik, në kundërshtim me MSA dhe me risk potencial për korrupsion
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminTë nderuar Miq, Në datën 8 Shkurt 2024 Parlamenti do të kalojë në Votim në seancë plenare një Projekt Ligj për Shtesa në Ligjin për Prokurimin Publik Nr.162/2020. Duke u njohur me draftin e Projekt Ligjit që po shqyrtohet këtë javë në Komisione Parlamentare, AIS shpreh shqetësim të theksuar për dy aspekte të Projekt Ligjit: […]
Prokurimi Publik. Angazhim pёr Praktika mё tё mira dhe forcim tё kulturës Watchdog përmes standardit Open Contracting
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminSektori Prokurim Publik përbën rrezikun numër “Një” pёr korrupsion nga Qeveritë. 30% e shpenzimeve publike shpërndahen përmes Tenderimeve. AIS kontribuon pёr Standarde tё Hapura tё Tenderimit dhe Forcim tё modelit Watchdog. Databaza pёr Prokurime tё Hapura funksionon si instrument pёr transparencë dhe llogaridhënie nё tenderim. Pasaportat me informacion pёr tё gjitha fazat e tenderimit janë tё hapura pёr Pushtetin […]
Biznese Mediatike, mё shume Fitim nё vite elektorale. Pushteti Ekonomik i Zotëruesve tё Medias, Interesa nё sektorë me licencim dhe kontraktim shtetëror
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania ka publikuar njё artikull analizё me informacion mbi tё ardhurat vjetore dhe fitimet pёr Biznese Media Televizive. Tё dhënat dëshmojnë fitime dhe arkëtime mё tё larta nё vitin elektoral 2021, kundrejt vitit paraardhës apo pasardhës. Mё herët ODA publikoi njё raport mbi Pushtetin Ekonomik tё Zotëruesve nё Media Audiovizive. Raporti thekson se individët zotërues nё Kompani […]
Regjistri i Magjistratëve – Me Pёrmirsu Aksesin dhe Besimin e Publikut nё Drejtësi, Integriteti pas Vettingut
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS prezantoi kёtё dhjetor nё njё event rajonal pёr Shkëmbim tё Njohurive dhe Ideve mbi Qeverisjen e Hapur, projektin Akses Drejtësi Regjistri Shqiptar i Magjistratëve. Me organizimin e NDI Mali i Zi u bashkuan nё Budva aktivist dhe zyrtare me fokus modele dhe iniciativa tё Qeverisjes se Hapur. Miniera e tё Dhënave Regjistri i Magjistratëve shfaq Pasaporte me informacion e dokumente pёr […]