Open Data Albania zbardh të dhëna mbi Dëmin ekonomik të audituar nga Kotrolli i Lartë i Shtetit gjatë 2018

Portali Open Data Albania ODA ka publikuar në muajin Korrik disa artikuj hulumtiv me të dhëna të hapura nga raporte të Auditmit të Kontrollit të Lartë të Shtetit KLSH gjatë vitit 2018. Artikujt bëjnë të njohur dëmin e konstatuar sipas vlerave monetare, institucionet që kanë shkaktuar dëm më të lartë, sektorët dhe fushat ku është kryer ky dëm. Vlera të Dëmit dhe Jo Efektiviteti konstatuar gjatë auditimeve të këtij viti është dyqind e trembëdhjetë miliard Lekë. Në monedhën Euro përllogaritet një pikë shtatë miliard Euro. Dëmi ndahet në dy kategori që janë Parregullsi dhe Shkelje Financiare me Dëm Ekonomik në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, dhe Shkelje të Disiplinës Financiare me ndikim Negativ në Performancën e subjekteve të Audituara. Auditimet janë bërë sipas Planit të Auditimeve të Institucionit gjatë muajve të vitit 2018 por i përkasin veprimtarisë ekonomike dhe financiare të viteve 2014 – 2018. Gjatë vitit 2018, KLSH ka realizuar auditime në njëqind e gjashtëdhjetë e dy institucione.