AIS po kërkon Dy Analist të Dhënash me kohë të plotë dhe të pjesshme

Pozicioni: Analist Open Data.
Programi: Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion.
Varet nga: Drejtori i Projektit

Paga: Totali për pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës, plus tatime mbi pagën është planifikuar 900 Euro në muaj.

Datë Publikimi: Gusht 2022

Afati për Aplikim: Shtator 2022

Organizata AIS, një organizatë e angazhuar në transparencë, llogaridhënie, mirëqeverisje dhe antikorrupsion është duke zbatuar Programe në fushat e sipërpërmendura. Me qëllim përgatitjen e analizave me të dhëna mbi shpenzime publike, performancë ekonomia kombëtare, tenderime dhe mbi të dhëna të tjera të social ekonomike, Organizata po kërkon dy persona për punësim dhe angazhim si Data Analist.

Përshkrimi i Punës. Data Analist-i duhet të ndjekë me kujdes zhvillime që lidhen me sektorët publik përmes databazave të organizatës dhe databazave të tjera institucionale. Harton evidenca statistikore mbi disa tregues që dëshmojë zhvillime dhe performancë për ekonominë dhe zhvillimin në vend. Mbi bazën e evidencave krijon artikuj hulumtiv të cilët ndihmojnë publikun të kuptojë dhe ndërgjegjësohet mbi çështje të interesit publik. Artikujt duhet të jenë në një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruara me vizualizime që e bëjnë informacionin të lehtë për tu kuptuar.

Angazhimi mund të jetë me kohë të pjesshme ose të plotë dhe varet nga vlerësimi i produktivitetit dhe nga marrëveshja me kandidatin e zgjedhur. Në çdo rast pagesa do të bëhet sipas numrit të artikujve për publikim gjatë një muaji. Projekti zgjat 3 vite. Puna mund të bëhet edhe në distancë por për të paktën 20% e kohës së angazhimit do të kërkohet prezenca në zyrën e projektit. Grupi i të dhënave për çdo artikull apo grup artikujsh do të vendoset në bashkëpunim me Drejtorin e Projektit dhe Oficerin e Marrëdhënieve me Publikun. Analisti do të bashkëpunojë me zhvilluesin e databazës për të mundësuar krijimin e vizualizimeve sipas rëndësisë dhe me qëllim qartësi të informacionit.

Kritere për Pozicionin:

  • Diplomë Universitare, Preferohen Ekonomi, dhe Drejtësi.
  • Eksperiencë të mëparshme pune të paktën 3 vite në një pozicion që lidhet me menaxhim dhe vlerësim ekonomik e statistikor, punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Aftësi të mira analizuese.
  • Njohuri të teknikës së kërkimit dhe vlerësimit logjik.
  • Aftësi të mira për të formuluar fraza të qarta; për të përdorur fjalët me ekonomi; për të shoqëruar analizën me definicione të thjeshta për tu kuptuar gjerësisht.
  • Njohës i databazave ndërkombëtare për tregues e faktor ekonomik.
  • I zellshëm për tu thelluar çdo ditë në punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Përdorues i programeve bazë në kompjuter.

Përtej Kritereve individi duhet të jetë person me integritet dhe entuziast për çështje që lidhen me informimin dhe ndërgjegjësimin.

Kandidati duhet të dorëzojë një CV në adresën e emailit [email protected] . CV duhet të përmbajë informacion për edukimin universitar, eksperiencën profesionale dhe kriteret e kërkuara për pozicionin e punës. Kandidatët e përzgjedhur pas vlerësimit të CV, do të thirren për një intervistë. Organizata ka të drejtën e një prove dy javore të bazuar në testim në zbatim të një detyre praktike përpara konfirmimit të pozicionit.

 

Terma Reference për Angazhimin:

  • Ndjek me kujdes publikime statistikore në databaza lokale dhe ndërkombëtare.
  • Propozon tema për analizë statistikore dhe sjell argumente mbi rëndësinë e treguesit dhe metodologjinë për vlerësim.
  • Harton Tabelat me të dhëna të agreguara dhe krahasimore.
  • Formulon draft artikullin hulumtues dhe artikullin final pas komenteve dhe shënimeve të drejtorit të projektit ose ekspertit të ngarkuar.
  • Kontrollon me kujdes burimin e të dhënës, definicionin përshkrues dhe vizualizimet.
  • Njihet me impaktin e artikullit pas publikimit si dhe komente të mundshme.
  • Bashkëpunon me kolegë për version sa më cilësor dhe të qartë në publikim (dizenjuesi, mirëmbajtësi i faqes, përkthyesi në gjuhën angleze).
  • Merr pjesë periodikisht në një mbledhje të grupit të punës.
  • Respekton afatet dhe kriteret e planifikuara për Publikim.
  • Informohet periodikisht mbi aktivitetet e organizatës dhe rezultatet e tyre.
  • Personi duhet të ushtrojë detyrat e tij duke qenë prezent ose jo në zyrat e Organizatës, por në çdo rast të paktën 20% e kohës së angazhimit është në zyrë dhe pagesa bëhet sipas numrit të artikujve që finalizohen me publikim.

CV kërkohet në gjuhën shqipe, dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo në formë apo standard të caktuar. CV dërgohet na adresën [email protected] brenda datës Shtator 2022 me titull emaili: Aplikim CV aplikim Analist Open Data.