Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Raportime Za’Lart 2017 Shpërndahen ndihma 2 ditë para zgjedhjeve
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë platformën tonë për raportime të shkeljeve zgjedhore sapo janë postuar videot e para me shpërndarje të dhuratave dhe pakove për njerëz në nevojë. Pamjet vinë nga qyteti i Shkodrës ku prej orësh komuniteti egjiptian dhe persona në nevojë, janë në radhë për të marrë pakot me ushqime.
Prezantohen Instumente për Transparencë dhe Mirëqeverisje
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAIS organizoi në datën 9 Qershor në qytetin e Sarandës një event ku u prezantuan dy instrumente të rëndësishme për Transparencën dhe Llogaridhënien në Qeverisje të Nivelit Vendor. Konkretisht: Databaza me të dhëna për biznese kontraktore të Bashkive mbështetur nga Lëviz Albania dhe indeksi i sinjalizimit me RedFlag për tendera me risk për keqpërdorim fondesh sipas Bashkive mbështetur nga NED.
Tendera në Bashki shtohet numri i procedurave të ekspozuara ndaj shpërdorimit të fondeve
/in Aktivitete, Kreupost /by adminTendera pa garë, në mungesë konkurrence, me afate që favorizojnë klientelizmin dhe shtesa pa arsyetim në vlerë kontrate. Monitorimi i prokurimeve publike në 61 bashki të vendit referon me risk për korrupsion një numër prej 655 tenderash e barazvlefshme kjo me 10% të kontratave. Vetëm në muajin prill janë shënuar me RedFlag mbi 60 prokurime. […]
Para dhe Pushtet, të ardhura të larta nga shitja e pasurive të patundshme
/in Aktivitete, Kreupost /by adminFitime të larta, dhjetëra herë më shumë se pagat realizuar përmes shitjes së pasurive të patundshme apo veprave të artit. Ky fakt karakterizon vetdeklarimin vjetor të pasurive nga Funksionar të Lartë të Shtetit 2016. Deklaratat po publikohen online dhe janë të aksesueshme për gazetarët dhe publikun në rubrikën Para dhe Pushtetportali Spending Data Albania. Ndërkohë […]
Programi Wachdog për denoncim qytetar në zgjedhje 2017 në kërkim për fonde
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminBlerje Vote, Cënim i të drejtës për të votuar, të inkriminuar në krye të shtabeve elektorale dhe keqpërdorim i institucioneve publike. Këto janë fenomene të njohura në proceset zgjedhore në Shqipëri të sinjalizuara dhe denoncuar në zgjedhjet e 2013 dhe 2015 në Platformën për Monitorim Qytetar Za’Lart Albania. Fenomene të tilla janë të pritshme edhe […]
Para dhe Pushtet, cilat janë interesat ekonomike të krerëve të prokurorive në rrethe
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminTë dhëna të vetëdeklaruara mbi pasurinë dhe të ardhurat vjetore për 22 drejtues të prokurorive në rrethe janë analizuar me qëllim evidentimin e interesave dhe lidhjeve ekonomike të tyre. Vetëdeklarimet e Prokurorëve mbi pasurinë janë zbardhur në rubrikë Para dhe Pushtet ndërsa analiza është publikuar si një artikull i veçantë në faqen e Open Data […]
Bashkia Divajkë bashkëpunon me AIS për program e transparencës 2017
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminBashkia e Divjakës me bashkëpunimin e organizatës AIS ka krijuar instrumente për Open Spending dhe Open Budget. Tabelat mbi Buxhetin e parashikuar për vitin 2017 2017 janë vizualizuar në formatin open data ku çdo kush ka më të lehtë të gjejë, kuptojë dhe ripërdorë informacion. Përveç tabelave me shpenzime dhe ardhura sipas zërave në respekt […]