Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Kontratat Publike me Qeverinë Vendore sipas Perspektives Gjinore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS prezantoi në datën 8 mars një raport mbi “Kontratat Publike të Bashkive me Biznese të Drejtuara apo Zotëruara nga Gratë.
Open Data Day 2017, Gazetarët të Drejtësisë kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për mospublikim të Vendimeve Penale.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminData 4 mars 2017 është Dita Për të Dhëna të Hapura OpenDataDay. Aktorë të angazhuar në çlirimin e të dhënave në vende të ndryshme të botës kanë zhvilluar evente dhe kanë prezantuar iniciativa në dobi të Open Data kryesisht për sektorin publik. Organizata AIS promotore e Open Data për Shqipërinë ka ftuar gazetar që mbulojnë […]
Të dhëna të Hapura dhe analiza për Kriminalitetin në Familje dhe me të Mitur
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminKriminaliteti i të Miturve dhe Kriminaliteti në Familje, këto tema kanë qenë në qendër të publikimeve dhe analizave në portalin Open Data Albania të javëve të fundit. Nga 4 deri 10% e autorëve të dënuar për krime dhe kundravajtje penale nga Gjykatat Shqiptare, në dekadën 2005-2015, janë të mitur nën moshën 18 vjeç. Krime kundër […]
Gazetarinë e Bazuar në Fakte – MGP një projekt me kontribut
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminProgrami ynë Money, Goverment and Politcs, një program i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri nëpërmjet programit MATRA for Rule of Law ka kontribuar ndjeshëm në Facted – Based Journalism/ Gazetarinë e Bazuar në Fakte në dy vitet e fundit. Në përfundim të fazës së parë të programit konstatohen dhjetëra tema dhe […]
Pozicion Pune IT, Webmaster
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminKërkohet të punësohet me kohë të plotë ora 9:00 me 17:00 çdo ditë nga e Hëna në të Premte, një person në pozicionin Webmaster. Personi duhet të ketë njohuri IT, shprehi dhe eksperienca të mira mbi algoritmet. Njohur mbi databazat. Të mos ketë punuar vetëm me WordPress dhe të ketë aftësi të mësojë duke punuar. […]
Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor, Workshopi, Follow the Money / Ndiq Paratë – në ScanTV
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminMe dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe antikorrupsionit, AIS organizoi workshopin Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Dekriminalizimi, standarti dhe rregullat e auditimit të financave elektorale, keqpërdoirmi i sektorit publik ishin tema që u trajtuan nga ekspert pjesëmarrës në workshop […]
Prezantimi i konkluzioneve të AIS në kuadër të Dhomës Zgjedhore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by admin