Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Web-ATRAKO jashtë funksionit, Open Corporates Albania ofron një regjistër online të plotë me kontrata PPP Koncesione
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminSulmi Kibernetik i filluar në korrik 2022 mbi databaza shtetërore, ka çuar off line edhe databazën shtetërore me të dhëna dhe dokumente të PPP Koncesione nga ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Këto të dhëna janë të detyrueshme për publikim dhe aksesim publik. Organizata AIS me web-portalin Open Corporates Albania vë në dispozicion një Regjistër […]
Pastrimi i Parave në Kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale, qëndrime të AIS, analizë dhe konkluzione
/in Kreupost, Publikime /by adminOrganizata AIS ka analizuar me kujdes draft ligjin për “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar”, draft i iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë dhe i prezantuar për Konsultim Publik nga Qeveria shqiptare më 23 qershor 2022. Afati për mendime dhe rekomandime i procesit të konsultimit të Ligjit […]
Forum: Të rinjtë dhe emigracioni – Korrupsioni si shtysë për t’u larguar drejt një vendi më të mirë
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminTë premten, më 1 korrik, AIS Open Data Albania mbajti forumin me teme “Të rinjtë dhe emigracioni: Korrupsioni si shtysë për t’u larguar drejt një vendi më të mirë”. Aktiviteti u zhvillua si pjesë e projektit Open Data, Access and Transparency over Sectors Exposed to Risk of Corruption, në kuadër të të cilit AIS po […]
Para dhe Pushtet, Media zbardh Interesa Ekonomik të Ministrave dhe Familjarëve Kabineti Ministrorë Rama 3
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminKontrolli Publik i interesave ekonomike dhe personale të Shtetarëve, është proces i rëndësishëm sa i takon Integritetit. AIS ka krijuar databazën online Para dhe Pushtet, me të dhëna të Integruara, ku publikohen pasuri dhe interesa të Individëve Drejtues në Pozicione të larta. NewsBomb revistë e printuar çdo muaj, i ka kushtuar një Shkrim në Kopertinë […]
AIS pjesë e marrëveshjes me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes ILD dhe 6 organizatave të Shoqërisë Civile.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminVendosja e një komunikimi të vazhdueshëm mes shoqërisë civile dhe Zyrës së ILD-së, u formalizua sot përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani dhe gjashtë organizatave të shoqërisë civile (OSHC), që kanë pjesë të punës së tyre monitorimin e reformës në drejtësi, e të drejtave të njeriut, […]
Dokument Politikash Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Europan
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp, Publikime /by adminDokumenti i politikave me titull Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Evropian është dokument i hartuar nga Organizata AIS / Open Data Albania si rezultat i Projektit C1 – EU – NPA Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri. […]
Bëhu Pjesë e #OpenData Fellowship Youth #Network
/in Aktivitete, Kreupost, Pozicione Pune /by adminMundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar • Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania • Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa […]