Projekte

opa

Prokurime Publike të Bashkive Open LGP

Ky projekt synon të bëjë transparente dhe lehtësisht të gjetshme të dhëna mbi tendera dhe kontrata publike të 61 bashkive në vend. Përmes projektit qytetarët informohen dhe monitorojnë mbi procedura prokurimesh për shërbime, punë dhe blerje me para publike. Në filtrat e kërkimit të krijuara në portalin http://prokurimetransparente.al do të jetë çdo shpallje për tender nga Bashkitë

logo-ODA

Open Data Albania

Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave

Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti synon të grumbullojë të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.

OSA

Open Spending Albania

Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?

Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.

academicalACADEMIC´AL

Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor

Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre,  të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.

za-2015

ZA`LART 2015

Bëji Zgjedhjet të Vlejnë

Za’Lart 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë proçesit zgjedhor. Za’Lart mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015.

smartturistalbaniaSmart Tourist Albania

Bëhu kritik, pusho si Turist i Zgjuar!

Ky projekt synon të japë kontribut për turizmin në brigjet, zonat malore dhe kulturore në Republikën e Shqipërisë. Interesi për një turizëm me shërbime dhe ambiente cilësore bën që projekti me moto “Bëhu kritik, Pusho si Turist i Zgjuar” të vlerësohet nga komuniteti. Tashmë çdo turist në troje shqiptare ka mundësinë nga telefoni  apo platforma www.smarttourist.al të raportojë problematika e të ndihmojë për të nxitur reagim institucional për rregullim të situatave.

Money, Government & Politics

Ky projekt dhe aktivitetet e tij kanë për synim të adresojnë tek publiku realisht çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi synon të hapë të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

ocaOpen Corporates / Kompani Biznesi

Databaza e Shoqërive të Biznesit në Shqipëri!

Ky projekt synon të bëjë të hapura të dhëna mbi shoqëritë e biznesit që funksionojnë në vend. Përmes një aplikacioni Shoqëri Biznesi kushdo mund të gjejë dhe përdorë me lehtësi të dhëna mbi emrin e kompanisë, numrin e Identifikimit (NIPT), vitin e themelimit dhe formën ligjore të funksionimit të saj. Për çdo kompani të regjistruar publikohet edhe fitimin vjetor dhe identifikohet llojin i pronësisë publike apo private.

Get Online Week 2015/Java Europiane e Internetit 2015

Fuqizohu, Punësohu

Get Online Week Europe është një fushatë vjetore për fuqizimin dixhital që angazhohet dhe fuqizon njerëzit për të përdorur teknologjinë dhe internetin me besim dhe aftësi që i lejojnë ata të përfitojnë nga bota e mundësive online. Fushata organizohet çdo vit në mars nga Telecentre – Europë (TE), një organizatë bazë që përfaqëson rrjetet europiane të qendrave të mësimit TIK.

klasifikimi-ekonomik-i-shpenzimeve-faktike

Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal

Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë

Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.

dhoma-zgjedhore1

Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale

 Një projekt lobimi, iniciativë e shoqërisë civile.

AIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA. AIS do të punojë për propozime dhe lobim në përmirësim të neneve që rregullojnë çështje të financimit dhe auditimit financiar në Fushatë. Organizata jonë ka dy aksione të mëhershme për Zgjedhje të Drejta. Projekti ynë Za’Lart (Ngri Zërin) ka konkretizuar në dy procese zgjedhore (2013 dhe 2015) një platformë për monitorim dhe raportim qytetar. Po kështu AIS është iniciuese e një procesi gjyqësor ku partitë politike janë paditur pasi kanë shkelur të drejtën e publikut për informim mbi burimet financiare zgjedhore.