Zhvillohet DataThon Albania 2014
Ditën e shtunë datë 13.12.2014 u zhvillua aktiviteti DATATHON ALBANIA 2014 organizuar nga AIS si realizues i projektit Open Data Albania.
Këtë vit DATATHON ALBANIA 2014 u mbajt në ambientet e ProTik Innovation Center dhe kishte si temë Shpenzimet Buxhetore me qëllim që të kuptojmë më mirë se “Ku shkojnë paratë e taksapaguesve.”
Temat konkuruese për këtë vit ishin :
- Shpenzime per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore per largim nga puna
- Trendi shpenzimeve te energjise elektrike ne Universitetet e Tiranes.
- Shpenzimet buxhetore per sistemet kompjuterike ne institucionet publike
- Shpenzime Publike per Federatat Sportive
- Shpenzime per disa nga zerat kancelarike
- Shpenzimet e pagave ne institucionet buxhetore
Këtë vit pati 2 çmime nga 15 000 Lekë secili, të cilët u fituan nga projektet
- Trendi shpenzimeve te energjise elektrike ne Universitetet e Tiranes
- Shpenzimet e pagave ne institucionet buxhetore