AIS merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Telecentre Europë

Telecentre Europë mbajti Asamblenë e përgjithshme (GA) në Bruksel (Belgjikë) më 25 Shkurt 2015. Pjesmarrja këtë vit ishte shumë e lartë dhe përbehej nga 39 organizata që veprojnë në Europë . Instituti Shqiptar i Shkencave morri pjesë në këtë asamble si pjestar i Telecentre Europe.

Eventi Zgjati dy ditë dhe u zhvillua në ambientet e Microsoft në Executive Briefing Centre.

Axhenda e Asamblesë ishte e ndarë në dy ditë . Ditën e parë vëmëndja ishte në problemet proceduriale dhe zgjedhja e nje bordi të ri drejtues.Raporti vjetor dhe bilanci i vitit 2014 ishin ndërmjet dokumentave të miratuara. Në përfundim të ditës së parë dhe pothuajse të gjithë ditën e dytë fokusi ishte tek arritjet e TE në vitin 2014 dhe shqyrtimi i strategjive për 2015-2017.

Vënd të rëndësishëm zuri dhe diskutimi mbi strategjitë dhe programi për projektin Get Online Week 2015 / Java Ndërkombëtare e Internetit që zhvillohet cdo vit në fund të Marsit ( 23-29 Mars 2015) pjesë e të cilit është për të katërtin vit rresht dhe Instituti Shqiptar i Shkencave.

U prezantuan për pjesmarrësit dhe projektet e reja siç janë  I-LINC dhe E-UROPa. Instituti Shqiptar i Shkencave është pjesë e E-UROPa projekt në kuadër të programit EuropeforCitizens.

 

tefamily

bordi

assembly

assembl1