Transparenca mbi Shpenzime Elektorale. Modeli Amerikan dhe Problematika ne Republikën e Shqipërisë.
Bisedë në Studion e Ora News TV, e ftuar Aranita BRAHAJ, Instituti Shqiptar i Shkencave – Nëntor 2012.
Në rastin e Shqipërisë partitë politike nuk kanë ende kurajë të bëjnë fushata të hapura dhe transparente për mbledhje të fondeve elektorale. Ato mbledhin para por kjo nuk behet publikisht dhe nuk reklamohet në media apo mitingje të hapura.
Procesi i transparencës me Financat e Partive Politike në Shqipëri është proçes për të cilin kemi filluar të punojmë shumë vonë dhe praktikisht është i munguar, Legjislacioni vetëm për dy fushatat e fundit ka parashikuar me disa nene transparencën dhe monitorimin e financave të partive politike. Por parashikimet ligjore nuk janë shumë të qarta dhe lënë shteg për transparencë të vonuar ose jo të plotë.
Ende sot nuk kemi një publikim nga Komisioni Qendror Zgjedhjeve për shpenzime elektorale. Madje disa nga Partitë pjesëmarrëse në dy fushatat e fundit zgjedhore nuk kanë bërë ende procesin e detyrueshëm të auditimit.