Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Kryeministri Rama: Bashkitë të mos abuzojnë me tenderat. Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tender se bashkitë.
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminEdicioni Informativ i Zërit të Amerikës transmetoi të premten data 9 qershor një kronikë mbi Qëndrimin e Qeverisë shqiptare mbi Korrupsionin ne Tendera Publik. Pas disa arrestimeve të funksionarëve të lartë, Kryeministri Rama në një takim me kryebashkiak vlerësoi problematik për korrupsion, performancën në tendera te Qeverive Lokale Bashki. Zëri i Amerikës kërkoi një koment […]
Kërkesë për Informim mbi në lidhje me Shoqërinë e Biznesit që është palë në marrëveshjen e lidhur me shtetin Shqiptar.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania OJF ka drejtuar një kërkesë për informacion në lidhje me Shoqërinë e Biznesit që është palë në marrëveshjen e lidhur me shtetin Shqiptar për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit të Rindërtimit, e miratuar me Akt Normativ […]
NewsBomb publikon: 1 Miliard Euro Koncesione për 4 vite, cilat janë projektet dhe kompanitë, nga Gjoka tek Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminNews Bomb ka publikuar në datën 10 Qershor 2021, një Artikull me titull 1 Miliard Euro Koncesione për 4 vite, cilat janë projektet dhe kompanitë, nga Gjoka tek Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower. Ky artikull ilustron kosto koncesionare sipas kompanive duke përdorur Pasaporta më informacion të krijuara në Portalin Open Corporates Albania, Kategoria Kontraktor Publik. Ky […]
EXIT.AL publikon: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri 2023
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminPortali EXIT.AL në datën 5 Qershor Publikoi Artikullin me Titull: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri në 2023. Artikulli bazohet tek informacioni i prezantuar nga organizata jonë mbi vlera të parashikuara për buxhetim nga Financat Publike për disa biznese koncesionare. Në artikull janë prezantuar me hiper link Pasaporta të disa Kompanive të krijuara si […]
Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit në vitin 2020 u realizua vetëm52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48%
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFondi i Rindërtimit pas Tërmetit në vitin 2020 u realizua vetëm 52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48% Planifikimi për 2020 ishte 32 Miliard lekë, realizimi vetë 16.59 Miliard Lek. Përmes Vendimeve Të Këshillit të Ministrave u Alokuan gjatë 2020 për Programin e Rindërtimit vlera 29.55 miliard Lekë. Këshilli i Ministrave miratoi gjatë […]
Ndiq Paratë Ndarja Sektoriale Koncesione dhe PPP të miratuara 2017 – 2020
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania po hulumton mbi Ndarjen Sektoriale për koncesione dhe Partneritetit Publik Privat PPP të miratuara në Shqipëri gjatë periudhës Janar 2017 – Dhjetor 2020. Artikulli identifikon numrin dhe vlerën e investimit specifikuar Sektorin Institucional dhe Kategorinë Sektoriale. Të dhënat janë nga databaza e Regjistrit Koncesionar PPP të publikuar në portalin OpenCorporates.al. Gjatë periudhës Janar 2017 […]
Biznese Kontraktore Shëndetësi Covid-19, Mars 2020 – Maj 2021
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS organizatë promotore e Open Data Albania po hulumton mbi Biznese, kontraktorë në sektorin shëndetësi, për blerje për përballim të Situatës Covid-19. Hulumtimi është bërë për Kontrata ku janë njoftuar fitues, sikurse për Pagesa Thesari të ekzekutuara në favor të tyre në datat mars 2020 deri maj 2021. Kompanitë janë listuar sipas totalit të vlerës. […]