Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Akses Info Drejtësi– RAPORT VLERËSIM PËRLEGJISLACIONIN DHE PRAKTIKËN PËR AKSESIN NË DOKUMENTET ZYRTARE TË INSTITUCIONEVE TË REJA TË DREJTËSISË KLGJ-së DHE KLP-së
/in Kreupost, Publikime /by adminDuke pasur parasysh rëndësinë e sistemit gjyqësor në aspektin politik dhe institucional, transparenca dhe qasja e tij në reformat e informacionit merr një rëndësi të dorës së parë. Adoptimi nga organet qeverisëse të gjyqësorit të parimeve dhe detyrimeve ligjore për transparencë, mund të ketë një efekt pozitiv në aftësinë e tyre institucionale, duke rritur legjitimitetin […]
61 Bashki realizuan 26 084 tendera në mandatin katërvjeçar Korrik 2015 – Korrik 2019, të dhëna të mirëstrukturuara tek Open Procurement Albania
/in Kreupost, Njoftime per shtyp, Publikime /by adminNdërsa Kryebashkiakët po përfundojnë mandatin në krye të 61 Bashkive, mandat 2015 – 2019 si mandat i parë pas Reformës Administrative dhe Territoriale, publiku ka mundësi të aksesojë historikun e plotë të tenderave për këto 61 Bashki, shoqëritë publike në administrimin e tyre dhe ndërmarrjet e vartësisë. Kjo databazë në version të mirë strukturuar informacioni, […]
AIS starton projektin Improvement of Integrity of the Public Contractors, mbështetur nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp, Projekte ne Vazhdim /by adminProjekti më i ri i startuar nga AIS titullohet “Improvement of Integrity of the Public Contractor, Legislation, Practice and Role of Civic Actors”. Projekti mbështetet nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme si një nga Programi MATRA në Shqipëri. Në datën 18 korrik 2019 Zonja Ambasadore Guusje Korthals Altes dhe drejtoresha e organizatës AIS Aranita […]
Open Data Albania zbardh të dhëna mbi Dëmin ekonomik të audituar nga Kotrolli i Lartë i Shtetit gjatë 2018
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminPortali Open Data Albania ODA ka publikuar në muajin Korrik disa artikuj hulumtiv me të dhëna të hapura nga raporte të Auditmit të Kontrollit të Lartë të Shtetit KLSH gjatë vitit 2018. Artikujt bëjnë të njohur dëmin e konstatuar sipas vlerave monetare, institucionet që kanë shkaktuar dëm më të lartë, sektorët dhe fushat ku është […]
Event me Gazetar Roli i Autoriteteve Qendrore dhe Lokale gjatë periudhave zgjedhore, Praktika të Monitorimit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë datën 26 korrik u mbajt në Tiranë një tryezë e rrumbullakët me gazetar dhe përfaqësues nga shoqëria civile me temë Roli i Autoriteteve Qendrore dhe Lokale gjatë periudhave zgjedhore, Praktika të Monitorimit. Tryeza u organizua nga Organizatat Instituti Shqiptar i Shkencave AIS dhe Instituti për Studime Politike ISP me mbështetje të USAID, projekti Zhvillimi […]
Tryezë e Rrumbullakët me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve – Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë datën 11.06.2019 u mbajt një Tryezë e Rrumbullakët me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve. Objekt i tryezës së rrumbullakët ishte: prezantimi i vëllimit dhe dinamikës së punës së institucionit në 15 muajt e parë; analiza e kontekstit të krijimit të këtij institucioni; vlerësimin impakti i Agjencisë në eficensën dhe cilësinë e Prokurimeve […]
Tendera të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara të proceduar nga Shkurt 2018 deri 31 Maj 2019.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAksesi në të dhëna standardi Open Contracting. Duke përdorur publikimet në sistemin e APP, të dhëna të buletineve, të dhëna të sistemit të Thesarit apo të dhëna të Open Corporates Albania është krijuar databaza me pasaporta për të gjitha tenderimet e prokuruara nga kjo Agjenci e Blerjeve të Përqendruara. Në rastin e tenderimeve me lote, […]