Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për tender të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAgjencia e Blerjeve të Përqendruara është një institucion shtetëror i krijuar në vitin 2018 me qëllim përqendrim të blerjeve të mallrave dhe shërbimeve për Ministrinë dhe Institucionet e tyre të vartësisë. Qeveria Shqiptare krijoi këtë institucion me qëllim rritjen e eficensës dhe impaktin antikorrupsion në përdorimin e parave publike për shpenzime korrente. AIS ka krijuar […]
Vlerësimi i riskut Redflag : 18% e tenderëve Bashki në 2018 janë me risk për korrupsion, Lista
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminTendera pa garë negocime të drejtpërdrejta apo pa konkurencë me vetëm një operator ekonomik në garë, janë tendera me risk të lartë për parregullsi dhe keqpërdorim të kontratave dhe fondeve publike. Përmes programit për Prokurime Transparente AIS ka konstatuar se 18% e totalit të tenderave të realizuar nga Bashkitë kanë të paktën një element risku […]
Programi televiziv 31 Minuta një përpjekje për gazetari kualitative.
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminProgrami Televiziv 31 Minuta është një nga përpjekjet për gazetari kualitative. Programi po transmetohet prej pak muajsh në ekranin e televizionit publik si një bashkëpunim i Radio Televizionit Shqiptar me Qendrën për Gazetari Cilësore. Albanian Institute of Science AIS u bë pjesë e mbështetësve të programit duke ndihmuar gazetarët në realizimin e historive të tyre […]
Dita e Europës në Tiranë, prezantohet kursori.org platforma për aftësimin e të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë kuadër të Ditës së Europës 9 Maji, në Tiranë u prezantua platforma kursori.org. Ky instrument në gjuhën shqipe është krijuar në kuadër të projektit të zbatuar nga ODK dhe AIS : Edukimi i Hapur TIK për punësim të të Rinjve. Projekti ofron kurse falas për teknologji informacioni pranë shkollës profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, Gjimnazeve “At […]
Ftesë për Praktikë Studentore, Student në Informatikë Ekonomike
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminInstituti Shqiptar i Shkencave promotor i standardit Open Data, fton studentët e Degës së Informatikës Ekonomike (Master), të interesuar për të bërë praktikë pune të konsiderojnë mundësinë e aplikimit pranë organizatës sonë. Kjo praktikë mësimore ju jep mundësinë të praktikoni dhe forconi njohuri më të mira në përdorimin e databazave në MYSQL (dhe QUERY), gjithashtu […]
Kërkohet një specialist përpunim të dhënash Data Enter
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS është në kërkim të një personi për ta punësuar si staf për përpunim të dhënash. Procesi i punës është i thjeshtë dhe lidhet me përgatitjen e databazave me të dhëna të shoqërive tregtare. Pozicioni i punës nuk ka lidhje me analizë apo përpunim statistikor. Personi duhet të jetë i diplomuar (edhe trevjecar) në degët […]
Pozicion Pune Programues , Webmaster
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS është në kërkim të një personi për ta punësuar me kohë të plotë në pozicionin e punës Programues ose Web Developer. Personi duhet të ketë të paktën tre vite eksperiencë pune në këtë profil, njohuri në PHP/ JS / njohuri të mira në administrim databaz-ash në MYSQL (QUERY). Preferohen edhe kandidatët që kanë njohuri […]