Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
AIS report against the anti-defamation draft package, amendments to the Law on Audio-Visual Media and Law on Electronic Communications
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS, in response to the public consultation on the two draft laws presented as the “Anti-Defamation Package” has prepared a report of objections and proposals. The proposed amendments target the Law on Audio-Visual Media in the Republic of Albania and the Law on Electronic Communications in the Republic of Albania. The full report of proposals […]
Thirrje për shprehjen e interesit për angazhimin e katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknikë.
/in Kreupost /by adminNr. i referencës së publikimit: CNP02 Në kuadër të projektit ndërkufitar “Edukim i Hapur për Punësueshmërinë e të Rinjëve” të financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Open Data Kosovo në partneritet me organizatën tonë Institutin Shqiptar të Shkencave, kemi hapur një pozicion të ri pune, me qëllim të punësimit të katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknik […]
PROPOZIME TË AIS PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” DHE LIGJIN “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminHyrje e shkurtër Interneti “u mundëson njerëzve që të kenë akses në informacion dhe shërbime, për t’u lidhur dhe për të komunikuar, si dhe për të ndarë ide dhe njohuri globalisht. Ai siguron mjetet thelbësore për pjesëmarrje dhe shqyrtim në aktivitete politike dhe aktivitete të tjera të interesit publik.”[1] Sipas Gjykatës Europiane për të Drejtat […]
AIS në Media: Edicioni informativ në TV Kombëtar TopChannel raporton mbi Ankesësn e AIS kundër Shqipërisë në Gjykatë Europiane të të Drejtave të Njeriut.
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminEdicioni informativ në TV Kombëtar TopChannel data 3 janar 2019 ka raportuar mbi Ankesësn e një Organizate Jo Qeveritare kundër Shqipërisë në Gjykatë Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë gotitur nga Vettingu dhe për pasojë janë jofunksionale. Për këtë shkak janë me dhjetra, cështjet e mbetura […]
AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, në mungesë të një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese i kërkohet shqyrtim themeli për çështje në rekurs
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminBashkëlidhur letra që AIS i ka drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Informacion më poshtë lidhet me aktualitetin e krijuar për shkak të pafunksionalitetit të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese dhe me një ankimim të mëhershëm në Gjykatën e Starsburgut AIS kundër Shqipërisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për të […]
“Monitorim mbi keqpërdorimin e fondeve publike nga kompanitë shtetërore gjatë periudhave zgjedhore.”
/in Kreupost, Projekte të Kaluara /by adminAIS ka startuar punën për zbatimin e projektit “Monitorim mbi keqpërdorimin e fondeve publike nga kompanitë shtetërore gjatë periudhave zgjedhore.” Projekti është i mbështetur nga programi Accelerated Civic Development and Cooperation.” i USAID. Qëllimi i projektit është të edukoj dhe fuqizoj qytetarët nëpërmjet informacionit dhe transparencës mbi mundësitë e keqpërdorimit të parave të tyre nga […]
KLSH me aplikacione web për monitorim dhe rritje të transparencës
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminKontrolli i Lartë i Shtetit organizoi për të dytin vit rradhazi ‘Muajin e Hapur 2018’, në periudhën 25 Tetor – 14 Dhjetor 2018. Gjatë dy ditëve të hapura, Instituti Shqiptar i Shkencës u ftua nga KLSH për të prezantuar instrumentet e zhvilluara për këtë institucion, në kuadër të zbatimit të Projektit të USAID, ‘Transparenca në […]