Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Tendera dhe Kontrata, njihu me projekte dhe punë civile për çdo bashki
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNga korrik 2015 datë e fillimit të funksionimit të 61 Bashkive sipas ndarjes së re territoriale dhe administrative deri korrik 2018, Bashkitë kanë prokuruar mbi 18 mijë kontrata për blerje mallrash, porosi shërbimesh, realizimi punë publike, qiradhënie, ankande apo kontrata koncesionare Partneritete Publike Private. Në databazën Open Procurement Albania për secilin tender është krijuar një […]
AIS rrit transparencën për Bashkitë, Viti elektoral monitoro 4 vite performancë
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS është promotore e transparencës dhe e të dhënave të hapura. Databaza të krijuara dhe mirëmbajtura prej saj, krijojnë mundësi për të monitoruar shpenzime, prokurime, menaxhim të aseteve publik dhe shpërndarje të buxheteve edhe sipas njësive të qeverisjes vendore. Në korrik 2018 shënohen plot tre vite nga fillimi i punës së Bashkive, sipas ndarjes […]
Monitoro Kontratat nëpërmjet të dhënave, Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri
/in Aktivitete, Kreupost, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminMonitoro Kontratat nëpërmjet të dhënave, Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri nxjerr në pah problematikat mbi në shpërndarjen e parave sipas kontraktorëve. 13 mijë kontrata të tenderuar nga institucione të shëndetit publik në vend (2016 – 2018) janë fituar nga 586 kontraktor , shoqëri biznesi. 61% e këtyre kontratave janë finalizuar në tendera me vetëm një […]
Kompani Koncensionare, një databazë me informacion mbi kontrata dhe performanca
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNjë regjistër koncensionar nga shoqëria civile kundrejt regjistrit qeveritar. 222 shoqëri biznesi që zbatojnë kontrata koncensionare apo PPP me qeverinë shqiptare, janë të monitorueshme në databazën tonë OpenCorporates.al kategoria shoqëri koncensionare . Për secilën shoqëri janë të mundshme të aksesohen të dhëna mbi strukturën, zotëruesit, historikun e transferimit të kuotave (ownership), performancat vjetore në xhiro […]
Transaksione Thesari, çdo javë lista e pagesave nga Institucione Buxhetore
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminGjithçka për paratë e taksapaguesve. Transaksione Thesari është databaza e mirëstrukturuar ku çdo kush mund të aksesojë informacion për pagesa të bërë nga institucionet buxhetore në harkun kohor 2012 dhe në vazhdim. Janë të dhëna për të gjitha pagesat e mbi 1600 institucioneve buxhetore në vend të cilat mund të aksesohen sipas filtrave të kërkimit […]
Pozicion Pune Programues , Webmaster
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS është në kërkim të një personi për ta punësuar me kohë të plotë në pozicionin e punës Programues ose Web Developer.
Personi duhet të ketë të paktën tre vite eksperiencë pune në këtë profil, njohuri në PHP/ JS / njohuri të mira në administrim databaz-ash në MYSQL (QUERY).
Preferohen edhe kandidatët që kanë njohuri në gjuhën gjermane, pasi kandidatë të suksesshëm mund të transferohen pas 6 deri 12 muajve në një subjekt të ngjashëm në shtetin Gjerman.
Pagesa neto është 900 USD, me kontribute dhe tatime të paguara. Java e punës është 35 orë.
Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në [email protected] duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim Web Developer.
Tryezë për të prezantuar gjetjet e monitorimit në kuadër të projektit Monitorimi i Konfliktit të Interesit për Donator të Subjekteve Elektorale.
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOrganizata AIS, në kuadër të projektit Monitorimi i Konfliktit të Interesit për Donator të Subjekteve Elektorale, Fushata Zgjedhore 2017, organizoi në datën 25 Maj, në ambientet e Tirana Times Library, prezantimin e gjetjeve të monitorimit. Në tryezë përveç prezantimit të gjetjeve u diskutua edhe mbi: Influenca dhe konflikti i Interesit përtej parashikimeve të Ligjit dhe […]