Deklaratë e përbashkët e anëtarëve të Dhomës Zgjedhore mbi administrimin e proçesit zgjedhor

Dhoma Zgjedhore përmes anëtarëve të saj si KZLN dhe ISP ka monitoruar proçesin zgjedhor dhe tani do të vazhdojë të monitorojë proçesin e numërimit të votave. Përmes portalit online zalart.al është bashkëpunuar me qytetarët për të siguruar një proçes të rregullt zgjedhor. Fakti që qindra qytetarë në të gjithë Shqipërinë i janë përgjigjur thirrjes për […]

Raport i Ndërmjetëm ZA’LART 2015

Deri në datën 12 qershor, në portalin ZA’LART kanë mbërritur 200 raportime qytetare. Ato përmbajnë informacion dhe denoncime për abuzime në kuadër të fushatës zgjedhore. Raportimet janë të ndara në 12 kategori shkeljesh ku numri kryesor i raportimeve ka të bëjë me raste të keqpërdorimit të administratës dhe sektorit publik. Për këto lloj shkeljesh ka […]

Bëji zgjedhjet të vlejnë

Projekti ZA’LART 2015 do të bëjë mundur monitorimin dhe raportimin qytetar të proçesit zgjedhor të 21 Qershorit. Programi ka si slogan Bëji Zgjedhjet të Vlejnë dhe synon të nxisë qytetarët të jenë kritik dhe denoncues ndaj problematikave që dëmtojnë zgjedhjet! ZA’LART funksionon si web dhe app mobile, duke i ftuar qytetarët të monitorojnë dhe raportojnë në […]

Konkursi “Historia Ime e Pjesëmarrjes Elektronike”

“Kërkohen e-Qytetarë Aktiv!” Konkursi Online “ Historia ime e e-Pjesëmarrjes” kërkon të mbledhi sa më shumë histori personale të qytetarëve të cilët kanë përdorur instrumentat e pjesëmarrjes elektronike të BE ose kombëtare për të influencuar politikë bërjen dhe për të bërë ndryshim në jetën e tyre dhe të të tjerëve. Ne duam të dëgjojmë nga […]

Trajnim me Përfaqësues të Medias

Njoftim: Trajnim me Përfaqësues të Medias E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore Të nderuar Gazetar, Organizata jonë AIS, promotore e Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civil- media, do të realizojë një trajnim me temë E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore. Ky aktivitet do të zhvillohet në […]

Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, 7 Maj 2015

Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) , më datën 7 maj 2015 , ora 10,në ambjentet e Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizon një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike /e-Participation Day. Ky event realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. […]

USAID/Albania përmes Assist Impact mbështet projektin e AIS: Money, Government & Politics

USAID/Shqipëri dhe Assist Impact po mbështesin tetë projekte të shoqërisë civile për Fuqizimin e Demokracisë. Në një ceremoni të veçantë, mbajtur më 16 prill u bë nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje me grand. Një prej projekteve është edhe ai i organizatës tonë, titulluar Para, Qeverisje dhe Politika. Drejtoresha Ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ nënshkroi në emër […]

AIS merr pjesë në Personal Democracy Forum për Europën Qëndrore dhe Lindore

Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, u bë pjesë e ngjarjes më të rëndësishme në Europë kushtuar Teknologjisë për Demokraci dhe Qytetari Aktive. Personal Democracy Forum u mbajt në Poloni në datat 16 dhe 17 prill. Tema e këtij viti: My Country: Open, Digital, Civic, reflektoi interesin për të eksploruar, se si shoqëritë në rajone të […]

Para dhe Pushtet- Publikon të dhëna për pasuritë, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara nga funksionarë të lartë publik

Në portalin Open Spending Albania në rubrikën Para dhe Pushtet (One Stop Integrated Data Source) janë publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik. Të dhënat përmbajnë deklarime zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Në çdo rast informacioni flet për […]

AIS në kërkim të bashkëpunëtorëve

Organizata jonë AIS, ka dëshirë të zbatojë me shtrirje sa më të mirë territoriale programet e saj. Për këtë qëllim ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve tanë kryesisht korrespondent mediatik, në qytete të ndryshme të vendit. Konkretisht në qytete / bashki si: Mirditë; Malësi e Madhe; Bulqizë; Mat; Kurbin; Kamzë;Peqin; Librazhd; Lushnje; Kuçovë; Ura Vajgurore; […]