Kërkohet një specialist përpunim të dhënash Data Enter
AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar sistaf për përpunim të dhënash. Procesi i punës është i thjeshtë dhe lidhet me përgatitjen e databazave me të dhëna të shoqërive tregtare. Pozicioni i punë nuk ka lidhje me analizë apo përpunim statistikor.
Personi duhet të jetë i diplomuar (edhe trevjecar) në degët financë, kontabilitet, biznes apo juridik. Të ketë njohuri mbi të dhëna të regjistrit të biznesit (QKB) dhe nëse nuk ka njohuri të jetë i aftë të mësojë shpejt mbi përmbajtjen e një regjistri të tillë.
Ora e punës paguhet neto 250 lekë plus kosto të punësimit apo kontraktimit (tatim mbi të ardhurën personale, kontribute shoqërore dhe shëndetësore të detyrueshme).
Kandidati / Kandidatja do ti nënshtrohet një procesi prove.
Cilësitë: i aftë për të mësuar, nivel të lartë përqëndrimi, modest dhe i motivuar për të punuar, i aftë të punjë 8 orë në ditë. Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në [email protected] duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim specialist përpunim të dhënash Data Enter deri më 18 Janar 2019.