TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Dhjetor 2018AIS i kërkon Gjykatës së Strasburgut të zëvendësojë Gjykatën e Lartë jofunksionale si pasojë e Vettingut
Më 19 Nëntor, AIS i është drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës me kërkesën për të trajtuar me përparësi ankimimin e AIS kundër Shqipërisë. AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut në mungesë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, dhe i kërkon shqyrtim të themelit për një çështje të mbetur pezull si rekurs në Gjykatën e Lartë. Argumenti përkon me pretendimin për mos respektim të të drejtës për Gjykim në afat. Konkretisht shkelje të Nenit 6, Nenit 10 dhe Nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo kërkesë vjen në kushtet kur Gjykata e Lartë ku është bërë rekurs, dhe Gjykata Kushtetuese janë jo funksionale, për shkak të mungesës së gjyqtarëve të rrëzuar në Vetting. Etapat e çështjes për të cilën kërkohet Gjykim në themel, janë të publikuara në faqen zyrtare të AIS.
Trajnim për Inspektorë të ILKDPKI, rriten kapacitetet mbi modele dhe sisteme të deklarimit online
Në kuadër të projektit të USAID Albania, Transparenca në Sistemin Shëndetësor THE, AIS si partner lokal në projekt organizoi një workshopme Inspektor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Tema ishte Modele nga Praktika të Mira të Sistemeve Elektronike të deklarimit të aseteve për rritje të transparencës. Ky workshop u mbajt në datën 29 tetor në Tiranë. Ligji nr. 42/2017 me shtesa dhe ndryshime të Ligjit për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë, të Detyrimeve Financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publik” parashikon tashmë plotësim dhe publikim online të deklarimit të pasurisë nga zyrtarë dhe të zgjedhur të nivelit të lartë. Qëllimi i workshop ishte rritja e kapaciteteve dhe njohuri mbi sfida të vendeve të tjera në aplikimin e sistemit online të deklarimit dhe kontrollit publik.
TPPR: Albania’s Open Data Portals, cilat janë alternativat?
Portale me të dhëna të hapura Open Data janë një nga standardet e transparencës, llogaridhënies dhe mirëqeverisjes. Kryesisht janë qeveritë të e angazhuara në hapjen e të dhënave publike por Open Data gjithnjë e më shumë po aplikohet edhe nga organizma jofitimprurës, biznese dhe institucione akademike. Portalet Shqiptar që ofrojnë Open Data janë disa. Këto portale bëjnë të hapura (disclose) të dhëna të thesarit të shtetit,të dhëna të kompanive koncensionare,të dhëna mbi prokurime dhe mbi sektorin Shëndetësi.Web - i zyrtar i Transparent Publik Procurement Rating TPPR ka bërë një rezyme të Portaleve Shqiptare me të Dhëna të Hapura.