Bold News publikon: U arrestua për drogë, Anton Gjinaj i “ Alesio 2014” ka marrë 1 mld lekë tendera publikë
Portali për gazetari Investigative Bold News ka shkruar në datën 14 prill 2021 artikullin me titull u arrestua për drogë Anton Gjinaj i Alesio 2014 ka marrë 1 miliard lekë Tendera Publik. Duke e konsideruar një lajm të rëndësishëm sa i takon integritetit të kontraktorit publik në kontrata me palë shtetin (bashkitë), redaksia e Bold News ka realizuar edhe një video mbi informacionin në fjalë. Bold News përdor informacion të mirë-strukturuar të listës së pagesave në Thesar, listë që agregohet në pasaportën e kësaj shoqërie kontraktor në tendera me Bashki në databazën Open Corporates Albania.
Link Origjinal Portali https://boldnews.al/2021/04/14/u-arrestua-per-droge-anton-gjinaj-i-alesio-2014-ka-marre-1-mld-leke-tendera-publike/
Link Video Lajm https://www.youtube.com/watch?v=YAquJAKCZwA
Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.