Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit në vitin 2020 u realizua vetëm52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48%

Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit në vitin 2020 u realizua vetëm 52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48%
Planifikimi për 2020 ishte 32 Miliard lekë, realizimi vetë 16.59 Miliard Lek. Përmes Vendimeve Të Këshillit të Ministrave u Alokuan gjatë 2020 për Programin e Rindërtimit vlera 29.55 miliard Lekë.

Këshilli i Ministrave miratoi gjatë vitit 2020 total 90 Vendime VKM, ku 15 ishin për ndryshim VKM e mëparshme.
Lista e Plotë e VKM sipas Vlerave, Objektit dhe Institucionit ku alokohet është në artikullin me titull Fondi i Rindërtimit 2020, Planifikim, Vendimmarrje Qeveritare dhe Realizim
Tre Institucionet apo Autoritetet shtetërore të cilave ju është alokuar më shumë vlerë nga Fondi i Rindërtimit për vitin 2020 janë:


Fondi Shqiptar i Zhvillimit 34% e totalit të Fond Rindërtimit 2020, Bashkia e Tiranës 26% dhe Bashkia Durrës 17% .

Lista e Plotë në artikullin si vijon.
Përveç artikullit që ju mund ta lexoni të plotë tek #NdiqParatë, tenderat apo procedurat e kontraktimeve për Programin e Rindërtimit janë transparente me informacion të mirëstrukturuar dhe të skanuara për Rrist për Parregullsi dhe Korupsion (me RedFlag) në databazën për prokurime transparente. Konkretisht:
- Bashki: http://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit: http://openprocurement.al/sq/albaniandf/rindertimi