Qytetarët dhe Zëri i tyre në Zgjedhje – ZA’LART

Të nderuar miq dhe kolegë

Në proçesin Zgjedhor 2013, veç medias tradicionale si Tv dhe Gazeta, fushata po pasqyrohet nëpërmjet raportimeve qytetare edhe në një media sociale me titull zalart.al

ZA’LART funksionon si Web dhe së shpejti si App-mobile i shkarkueshëm në celular, i cili që kur u aktivizua ka marrë 62 raportime nga tetë rrethe të vëndit që nënvizojnë problematikën e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.

Në zalart.al raportimet që postohen nga qytetarët ndahen në kategori të ndryshme, sipas problematikës zgjedhore që ata kanë konstatuar.

KEQPËRDORIM I INSTITUCIONEVE PUBLIKE 19
PROBLEMATIKË TJETËR ZGJEDHORE 13
PËRDORIM I FËMIJËVE NË MITINGJE 9
DËMTIM I MATERIALEVE DHE ZYRAVE ELEKTORALE 9
LIGJËRIM ELEKTORAL JO ETIK 6
BLERJE VOTE 4
KOMISJONET ZGJEDHORE PARREGULLSI NË FUNKSIONIM 3
POLICIA E SHTETIT 2
CËNOHET E DREJTA E VOTËS DHE FSHEHTËSIA E SAJ 2
LISTA E ZGJEDHËSVE: PARREGULLSI/DEFEKTE/MUNGESA/GABIME 2
KEQPËRDORIM I MEDIAS 1

Mesatarisht 5-7  raportime qytetare vijnë çdo ditë në web,  dhe klasifikohen nga moderatori në të verfikuar dhe të paverifikuara, në varësi të provave vizuale (foto, video) që ato përmbajnë.

Nga 62 raportimet që kanë ardhur deri më datën 10 Qershor, 42 raportime janë të verefikuara, dhe 20 raportime janë të paverifikuara.

Për më shumë vizitoni faqen e www.zalart.al për të lexuar raportimet e fundit.